Rritja e pagës minimale të shoqërohet me lehtësi fiskale për biznesin! Alban Zusi: Rrogat deri në 50 mijë lekë të mos tatohen

Mungesa e një pakete të studiuar me ulje taksash dhe mbështetje për biznesin, mund të sjellë rritje të informalitetit në rast se rritet paga minimale në vend. Kjo është kërkesa që kanë të gjitha sipërmarrjet pas njoftimit të kryeministrit Edi Rama për rritje të pagës me 4 mijë lekë. Kreu i Qendrës së Eksporteve Shqiptare thotë për Report TV se mbështesin nismën por nuk mund të braktise biznesi.

“Duhen vlerësuar edhe nga pikëpamja e ndikimit të tyre ekonomik në biznes pasi mund të futemi në një rreth vicioz negative ku përpiqemi të përmirësojmë dhe në fakt e përkeqësojmë sepse krizën do ta kalojnë bizneset. Ato janë që hapin vende pune dhe të rrisin rrogat. Nga ana tjetër nëse bizneseve nuk ju japim asgjë në këmbim nuk i balancojmë për këtë barrë fiskale dhe sociale që po ju ngarkojmë atëherë ka gjasa që ne të futemi në një proces negative. Ose do të largojmë nga puna punonjësit jo rentabël, në vend që t’ju rrisim pagat i lejmë pa para, ose do të mendohen dy herë kur marrin punonjësit e ri, ose do të kalojnë në informalitet ose më keq pasi do të japin paratë punonjësit dhe do të kërkojnë që t’ju kthehen pas dhe do të jenë peng i emisioneve investigative”, u shpreh Alban Zusi.

Ish/zëvendësministri i Bujqësisë propozon ulje taksash dhe rritje të nivelit të pagave që nuk paguajnë tatim, nga 30 mijë lekë që është aktualisht në 50 mijë lekë.

“Është rritja e pragut të pagave të cilat janë të detyruara të paguajnë Tatim mbi të Ardhurat Personale (TAP). Pra nga 30 mijë lekë që nuk paguan të shkojë në 50 mijë lekë dhe deri në këtë nivel askush mos të paguaj TAP. Nëse shteti do të akumulojë 1 milionë euro, duhet që të heqë dorë nga 1 milionë të tjera për ta balancuar situatën.  Të lehtësohet sa mundet barra fiskale nëse është 20 të shkojë 15% ose 18%, duket si kundra sens se nuk kemi rritje të ardhurash të ulim taksa por kjo është zgjidhje, sepse nuk janë paratë publike që e bëjnë ekonominë por paratë e biznesit”, propozon Zusi.

Rritja e pagës minimale  deri në 30 mijë lekë do të sjellë rritje të konsumit por për biznesin është një barrë e shtuar. Kostoja e shtuar për biznesin së bashku me kontributet është minimalisht 5 mijë lekë për punonjës.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Qytetari i rregullt: 26/09/2020 22:02

    Ik more zoteri se je bere miliarder duke bere evazion fiskal. I deklaroni pagat e punonjesve sa 1/3 e reales dhe nuk paguani fare detyrime. Punetoret tuaj te shkrete nuk paraqiten dot ne banke te marrin kredi se e kane rrogen e deklaruar per ibret.

    Përgjigju
  • Timi: 26/09/2020 15:44

    Beni kerkese per ndryshim klase politike, jo per lehtesira. Nuk e ka te gjate ekonomia me keta aventuriere politike. Per sa kohe tha Noli kete vend do ta drejtoje opinga nuk ka per tu bere ndonjehere

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'