Rritja e pensioneve, Basha: 1 bukë 
e 100 gr djathë është bujaria e Ramës

Rritja e pensioneve, Basha: 1 bukë <br />e 100 gr djathë është bujaria e Ramës
Kryetari i PD, Lulzim Basha e quan tallje të rëndë vendimin e qeverisë për të rritur pensionet me 1.6 përqind për 635 mijë pensionistë. Në një status në rrjetin e tij social Facebook, Basha shkruan se në qytet pensionet rriten 2300 lekë të vjetra dhe në fshat 1300 lekë dhe kjo është një tallje.

Basha ironizon Kryeministrin Rama, duke shkruar se bujaria e tij është një bukë dhe 100 gramë djathë, ndërkohë që çmimet janë rritur. Asnjë vendim i tillë qesharak nuk e shpeton Edi Ramen nga pensioni i afërt politik, shkruan Basha në facebook.

"Edi Rama po fryn me pompe vendimin per indeksimin me 1.6 perqind te pensioneve, qe ne te vertete eshte nje tallje e rende. Nje tallje me 635 000 pensionistë, sepse sipas llogarise per ata ne zonat urbane, Edi Rama ka shtuar diku 2300 leke te vjetra ne muaj, ndersa per ata ne fshat 1300 leke ne muaj. Pra nje buke e 100 gram djathe ne muaj eshte bujaria e Edi Rames nderkohe qe cmimet sipas INSTAT-it qeveritar janë rritur me 4.8% për arsimin me 16.3% për frutat dhe 7.1% për zarzavatet. Ky indeksim eshte nje turp i qeverise në ikje, nje mase e pritur me perbuzje. Cfarë të paguajnë më parë pensionistët me këtë rritje? Cmimin e rritur të energjisë elektrike, të urbanit, apo të barnave skarco te Beqes? Asnje vendim i tille qesharak nuk e shpeton Edi Ramen nga pensioni i afert politik", shkruhet në reagimin e plotë të Lulzim Bashës.

Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois