Nga 1 janari pensionet për të gjithë qytetarët do të rriten, ku shtesë do të përfitojnë pensionet e pleqërisë, të invaliditetin dhe ato familjare. Kjo rritje është e parashikuar edhe në projektbuxhetin e vitit 2026.
Për kreun e partisë ‘Lëvizja Bashkë’ Arlind Qori, pensionet në Shiqpëri janë të ulëta. I ftuar në emisionin ‘Frontline Intervieë’ në Report Tv, ai tha se çdo premtim i Ramës është manipulim, ndërsa theksoi se kjo rritje bëhet vetëm për atë pakicë që i kanë pensionet e larta.
‘Kjo ishte një tentativë e Ramës për t’i hedhur hi syve pensionistëve. Në 2026 praktikisht rritja e pensionit do të jetë një 2 mijë lekësh të vjetra në muaj. Sipas ligjit marrin pension të plotë vetëm ata që kanë 38 vite punë dhe në Shqipëri vetëm një pakicë kanë 38 vite pune të siguruara, të gjithë të tjerët nuk kanë as gjysmat e atyre viteve pune. Dhe qeveria premton rritje për atë pakicë që i kanë të larta pensionet.
Pra ata që do të marrim më shumë janë ata që kanë pension më të lartë. Ata të tjerët do të marrin një rritje më të ulët pensioni. Pra kjo është e kundërta e bonusit, pasi bonusi i jepte më shumë para atyre që kishin pensione të ulëta dhe më pak atyre që i kishin të larta. Rama në fushatë tha se pensioni minimal do të shkojë 200 mijë lekë dhe tani Rama refuzon që të flas për pensionin minimal që është pensioni që marrin shumica e pensionsistëve në Shqipëri. Çdo gjë që premton Rama është manipulim’, tha ai.
Qori tha se pensionet në Shqipëri janë të ulëta dhe nuk i mjaftojnë një pensionisti për të jetuar.
‘Informaliteti në punë është një plagë e hapur që vazhdon që të jetë e thellë. Unë e se di se çfarë ka bërë Rama në këto vite për këtë. Por në Shqipëri pensionet janë të ulëta, ku ndër faktorët ndikon emigracioni, si edhe informaliteti. Ne kemi pension mesatar 180 euro, që praktikisht aq lekë nuk të dalin për të ngrënë bukë. Ndërkohë që duhet të ishte diku 220 euro. Rritja në varësi të kategorisë së pensionistëve do të jetë 5 deri në 8 për qind, gjë që është qesharake, ti thuash një pensionisti do të jap në muaj 6 ose 7 mijë lekë të vjetra në muaj. Nëse pensionistët që marrin sot pension minimal, nëse s’do të kishin familjarët që do ti ndihmonin do të ishin duke lypur në rrugë’, tha ai.
Qori u ndal edhe tek vendimi i Gjykatës Kushtetuese, e cila rrëzoi vendimin e qeverisë për shkarkimin e Erion Veliajt nga posti i kryebashkiakut të Tiranës.
Ai tha se as kryeministrit Edi Rama dhe as kreut të PD Sali Berisha nuk i interesonte që të kishte zgjedhje për Bashkinë e Tiranës.
‘Jam i vetmi që mbase jam mërzitur ndër konkurrentët politik, Rama dhe Berisha dukeshin të kënaqur me vendimin e GJK, sepse nuk ishin gati që të futeshin në zgjedhje. Është dëshmuar se kandidatja e PS ishte e dobët, po ashtu edhe Berisha ka vendosur një kandidaturë të dobët politike, është kandidatë i Berishës dhe hiqet si i pavarur. Mbështetja për mua dhe për Lëvizjen Bashkë ka qenë e lartë. Po Berisha votoi për shkarkimin e Veliajt dhe më pas thonë se GJK vuri drejtësi në vend me vendimin për Veliaj. As Ramës as Berishës nuk i interesonte që të kishte zgjedhje në Tiranë’, tha ai.
Komente













Ky mund te behet /Mamdami/ shqiptar ne zgjedhjet e ardhshme.
Përgjigju