Kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin se bonusi i fundvitit për pensionistët do fillojë nga java e dytë e dhjetorit.
"Është fazë e re që lidhet me një nivel të ri të ekonomisë na jep mundësinë që sot në pak ditë të marrim një vendim, që para 2-3 vitesh do të ishte i paimagjinueshëm.
Vendimi për të vënë nga buxheti i shtetit 100 mln euro për pensionistët drejtpërdrejt dhe që pensionistët që i kanë pensionet deri ne 20 mijë lekë të reja do të marrin 150 euro dhe ata mbi 200 mbi lekë do ta marrin 100 euro.
Në pranverë pritet bonusi i radhës përveç këtij të fund vitit. Rama theksoi se reformën e pensioneve e ka ndërmarrë qeveria e tij pas 2013, ndërsa rritja aktuale do prek fuqinë blerëse të më shumë se 700 mijë pensionistëve.
'Ky nivel i ri ekonomisë sonë na jep mundësinë të mendojmë dhe të nxjerrim mënjanë një fond tjetër për pensionistët për një bonus tjetër që nuk ka qenë më parë, që nuk na e ka lejuar ekonomia, një bonus i pranverës. Në mandatin e katërt do e mbajmë në raport me atë që na sjell më shumë rritja ekonomike. Edhe me këtë bonus pensionistët do njihen menjëherë brenda pak ditëve. Do marrin dhe informacionin e saktë se sa do marrin në pranverë. Janë një rritje e drejtpërdrejtë e fuqisë blerëse të pensionistëve dhe sinjal i faktit që shifrat e rritjes ekonomike, që tregojnë se në këtë dekadë Shqipëria ka pasur rritjen më të lartë PBB, është një rritje që nuk ka përfshirë sektorin publik me paga të trefishuara.
Por edhe me pjesën më vulnerabël dhe më të vështirë. Bëhet fjalë për më shumë se 700 mijë pensionistë. Të gjithë pensionistët që dalin në pension pas 2014 kanë pensione më të lartë se ata para 2014. Atë reformë e bëmë ne dhe pasqyra e sistemit të pensioneve tregon qartë se kush di ta qeverisë dhe kush vetëm mund ta shkatërrojë këtë vend. Përtej pensioneve janë dhe investimet' tha Rama në Bulqizë.
Lajmi kryesor: