Rritja e numrit të infektimeve me Covid-19 është vënë re ditët e fundit në vendin tonë ndërsa mjeku epidemiolog Artan Simaku thotë se po qarkullon një valë e re, nënvariant i Omicron.
Ndonëse ishim mësuar që në muajt e verës të ishin më të ulëta rastet, Simaku tha në "Sot Live në Shqipëri" nga Andi Kapxhiu thekson se pandemia nuk ka mbaruar dhe vala e verës mund të zgjasë rreth 4 javë dhe mbizotërues është një nënvariant i Omicron.
"Rritja e numrit të rasteve nuk po ndodh në Shqipëri. Flasim për një valë të stinës së verës, e cila parashikohet të zgjasë rreth 4 javë. Rëndësi ka të kemi sa më pak pacientë të shtruar në spital dhe asnjë pacient të mos përfundojë në vdekje. Mbizotërues është nënvarianti i BA2", tha Simaku.
Ka edhe rritje të të shtruarve në spital. Nga 8-9 që ishin para disa ditësh, numri ka shkuar në 20 ndërsa mjeku thekson se të shtruarit janë të pavaksinuar. Për këtë arsye bën apelin që personat me risk që kanë bërë 2 dozat e vaksinës, të bëjnë dhe të tretën.
"Të shtruarit në spital janë të pavaksinuar me asnjë dozë, janë mbi 60 vjeç dhe që kanë sëmundje shoqëruese. Këta janë grupi më me risk. Është i rëndësishëm theksi mbi vaksinimin e grupeve të popullatës, pra mosha mbi 60 vjec dhe persona që kanë sëmundje shoqëruese pasi përfundojnë në spital në forma të rënda apo shkojnë në raste fatale. Të gjithë personat me risk që kanë bërë 2 dozat, duhet të bëjnë dhe të tretën", tha mjeku Simaku.
Ndër të tjera theksoi respektimin e masave për të parandaluar përhapjen e Covid-19 si distancimi fizik dhe mbajtja e maskës. Aktualisht janë 2,528 raste aktive në vendin tonë ndërsa në spitalin COVID3 po marrin trajtim 21 pacientë.
A.M./B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A jeni dakord me nismën e PS për të zbuluar politikanët bashkëpunëtorë të ish-sigurimit?
-
PO
89.6%
-
JO
7.4%
-
NUK E DI
3%
Vota total: 6294
Lajme të tjera
-
Shembet nga erërat e forta festivali i Medusës në Spanjë! Humb jetën 28-vjeçari plagosen 20 të tjerë
13 Gusht, 11:47
-
Asgjësohen 4945 rrënjë kanabisi në 6 qarqe të vendit, ishin kultivuar në zona të thella malore! Policia zbriti me litar për të djegur bimët narkotike
13 Gusht, 11:33
-
Arrestohet biznesmeni shqiptar në Itali! U kap me drogë, sekuestrohen 300 mijë euro! Si e ndihmonte e dashura rumune për pastrim parash
13 Gusht, 11:27
-
Jeni gati? Këto janë shenjat më llafazane të horoskopit, e kanë gjithnjë diçka për të thënë
13 Gusht, 11:18
-
Nis sot Seria A, Milani pret Udinesen e Interi luan në Lecce, Barcelona regjistron blerjet e reja për sfidën e parë
13 Gusht, 10:51
-
GJKKO i komunikon masën 'arrest me burg' ish shefit të Policisë së Dhërmiut, u vu në pranga për lidhjet me Habilajt! Dënohet për 3 vepra penale
13 Gusht, 10:44
-
Greqi/ Hyn me makinë brenda Gjykatës së Apelit, 35-vjeçari: Kam eksploziv dhe drogë me vete
13 Gusht, 10:40
-
Radha kilometrike në Kakavijë, Meta thirrje Ramës dhe Xhaçkës: Ndërprisni pushimet, qytetarët të mos trajtohen si njerëz pa atdhe! Ngrihuni në këmbë për garantimin e lëvizjes së lirë
13 Gusht, 10:30
-
Shkrumbohet nga flakët një makinë pranë Ndroqit, alarmohen qytetarët (VIDEO)
13 Gusht, 10:29
-
Radhë të gjata automjetesh në Muriqan dhe Kakavijë, punonjësit e Doganës shpërndajnë ujë të ftohtë për qytetarët
13 Gusht, 10:24
-
Trafiku i rënduar në Vlorë ‘paralizon' disa rrugë! Ulja e temperaturave nuk ia ul ritmin qytetit (VIDEO)
13 Gusht, 10:23
-
Trump nën hetim për spiunazh! Zbardhet urdhri i kontrollit i FBI-së pas bastisjes së vilës së tij
13 Gusht, 10:04