GREQI- Pas Iraklio dhe Hania, rajoni i Rethymno u bë qyteti i tretë në ishullin e Kretës që vendosi të mërkurën një shtetrrethim njëjavor që synonte ndalimin e rritjes së infeksioneve me koronavirus.
Ora policore zbatohet nga ora 1 e mëngjesit deri në 6 të mëngjesit, me përjashtim të punonjësve të natës dhe urgjencave shëndetësore, ndërsa autoritetet gjithashtu kanë vendosur një ndalim 24-orësh të muzikës në të gjitha vendet argëtuese, përfshirë bare dhe kafene.
Kufizimet do të rivlerësohen më 25 gusht, kur skadon ora policore. Ndërkohë, shtetrrethimi u zgjat për Iraklio dhe Hania. Numri më i madh i rasteve të koronavirusit u regjistruan në Attica (969), Selanik (323) dhe Irakliu (222) përveç Hania dhe Rethymno.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
Sakaq tubimet me më shumë se 20 persona nuk lejohen askund në Greqi. Gjobat për shkeljet shkojnë nga 50,000 deri në 200,000 euro për organizatorët.
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)