Rritja e rasteve me koronavirus, Çekia rikthen kufizimet e plota gjatë natës

Rritja e rasteve me koronavirus, Çekia rikthen kufizimet e plota gjatë natës

Foto ilustruese

Çekia vendosi orë policore nga ora 21:00 deri në 05:00 si masë për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të Covid-19. Kjo masë do të jetë në fuqi deri më 3 nëntor. Dyqanet me pakicë që ende funksionojnë nën kufizimet aktuale duhet të mbyllen në orën 20:00.

Të dielave, me përjashtim të pikave të karburantit, farmacive ose dyqaneve në stacionet e trenit dhe pikat e tjera të udhëtimit, çdo gjë tjetër do të jetë e mbyllur. Qeveria ka shtuar kufizimet tre herë në dy javët e fundit për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve.

Rritja e rasteve, të cilat kanë qenë mesatarisht mbi 12,000 në ditë, gjatë javës së kaluar, në vendin me 10.7 milionë banorë, do të ngarkojë edhe më shumë kapacitetet spitalore.
 Ky vend ka pasur normat më të shpejta të infeksionit në Evropë gjatë dy javëve të fundit, sipas të dhënave të Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC), me 1,324 raste për 100,000 banorë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Mitsotakis nënshkruan kontratën, nis ndërtimi i rrugës Janina-Kakavijë me vlerë 310 milionë euro

Mitsotakis nënshkruan kontratën, nis ndërtimi i rrugës Janina-Kakavijë me vlerë 310 milionë euro