Rritja e sigurisë, Thaçi: Kosova 
është bërë eksportuese e saj

Rritja e sigurisë, Thaçi: Kosova <br />është bërë eksportuese e saj<br>
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka qenë ndër folësit në panelin e ditës së parë të Konferencës Ndërkombëtare të Sigurisë të Halifaxit e në të cilën u diskutua për të ardhmen e intervenimeve ndërkombëtare dhe të misioneve ndërkombëtare.

Duke treguar për përvojën e Kosovës, presidenti Thaçi u shpreh se bota mund të mësojë shumë nga sukseset, por edhe lëshimet e misioneve ndërkombëtare në Kosovë.

“E para që duhet të mësohet është nevoja për të komunikuar me komunitetin vendor”, tha presidenti Thaçi, duke shtuar se ndonëse qytetarët e Kosovës ishin të okupuar nuk do të thotë edhe se ishin të paemancipuar.

Presidenti Thaçi u shpreh se sot Kosova është kthyer nga një konsumuese e sigurisë në eksportuese të sigurisë.

“Çelës ka qenë komunikimi me të gjithë, gjithë-përfshirja dhe afirmimi i vullnetit për paqe dhe pajtim”, është shprehur Thaçi, transmeton Radio Televizioni i Kosovws.

Redakaksia Online
N.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

SHBA-ja dhe Britania e Madhe vendosin sanksione të reja ndaj Bjellorusisë

SHBA-ja dhe Britania e Madhe vendosin sanksione të reja ndaj Bjellorusisë