Rritja e të infektuarve/ Sonte në mesnatë Mali i Zi mbyll kufirin me Shqipërinë: Nesër lejohet vetëm hyrja tranzit me tampon

Rritja e të infektuarve/ Sonte në mesnatë Mali i Zi mbyll kufirin me Shqipërinë: Nesër lejohet vetëm hyrja tranzit me tampon

Sonte në mesnatë Mali i Zi mbyll kufirin me Shqipërinë pas rritjes së numrave të të infektuarve me COVID në javët e fundit në vendin tonë. Mbrëmjen e djeshme pati një fluks për të kaluar në vendin fqinj, që nga mesnata e sotme do të jetë i ndaluar deri në një urdhër të dytë. Pala malazeze do të lejojë hyrjen vetëm tranzit, por me kushtin që personi që kalon kufirin të ketë bërë tamponin në 48 orët e fundit dhe të jetë negativ.

"Nisur nga numri në rritje i shtetasve të infektuar aktiv në vendin tonë, që aktualisht e kalon numrin 700 (limit ky i vendosur më parë nga autoritetet malazeze dhe që e kalon shifrën 25 të infektuar për 100.000 banorë), autoritetet malazeze kanë vendosur të mbyllin kufijtë tokësorë me Shqipërinë dhe të lejojnë hyrjen tranzit në territorin malazez vetëm për shtetasit që prezantojnë në kufi dokumentin e testimit negativ ndaj COVID-19, të bërë brenda 48 orëve" thotë ministria e Jashtme shqiptare.

Nga ky kufizim përjashtohen udhëtarët që kanë një funksion/nevojë thelbësore, si:
- profesionistët shëndetësorë, kërkuesit mjekësorë;
- personeli i angazhuar me transportin e mallrave dhe çdo personel tjetër transporti;
- diplomatët, stafi i organizatave ndërkombëtare, personeli ushtarak dhe punonjës të ndihmës humanitare gjatë ushtrimit të funksioneve të tyre;
- Kategori të veçanta pasagjerësh në tranzit;
- Personat që kanë nevojë për mbrojtje ndërkombëtare në Malin e Zi, ose për arsye të tjera humanitare.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen