Përmirësohet gjendja e kalueshmërisë në akset rrugore kryesore të Shqipërisë. Kjo bëhet e ditur nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, e cila siç theksohet rritja e temperaturave dhe ndërprerja e reshjeve të shiut në pjesën më të madhe të vendit, ka sjellë edhe përmirësimin në akset rrugore.

Megjithatë pavarësisht kësaj, disa akse në zonat e thella malore rekomandohet të kalohen me zinxhirë. Nga ana e saj ARRSH u bën apel drejtuesve të mjeteve që të zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

Situata e kalueshmërisë së akseve rrugore paraqitet si më poshtë:

Tiranë
Qarkullimi kryhet normalisht ne te gjithe akset e qarkut. Te behet kujdes ne levizje, dhe te respektohet sinjalistika.

Durrës
Nuk ka probleme ne akset e ketij qarku. Te behet kujdes ne qarkullim, dhe te respektohet sinjalistika rrugore.

Elbasan
Nuk ka probleme per qarkullimin, me perjashtim te zonave ku kane ndodhur rreshqitje(te njoftuara per publikun prej disa ditesh). Aksi Librazhd-Lunik eshte i hapur dhe qarkullohet normalisht. Segmenti Fushe Stude – Stebleve qarkullohet me zinxhire. Qarkullimi normal pa zinxhire ne aksin Librazhd –Q.Thane. Aksi Elbasan – Gjinar eshte bere i kalueshem sipas variantit te ri te rruges alternative. Po ne kete segment, 300m nga rruga kryesore ka rreth 30cm cedim ne nje gjatesi 40ml(njoftuar para disa ditesh). Ne aksin Cerrik-Banje-Gramsh po punohet per pastrimin e mbetjeve dhe shembjeve si pasoje e përmbytjes. 1,5 km përpara vendit te përmbytjes te diga e Banjes, ka shembje nga skarpata ne 3 vende me gjatesi 200ml. Qarkullimi behet me nje kalim. Po punohet per normalizimin e situates (njoftuar para disa ditesh). Ne segmentin Librazhd – Fushe Stude nuk ka probleme per qarkullimin. Segmenti Fushe Stude – Stebleve qarkullohet me zinxhire. Te behet kujdes ne zonat ku ka rreshqitje te rruges.

Berat
Nuk ka probleme per qarkullimin e mjeteve ne akset e ketij qarku. Te behet kujdes me qarkullimin ne akset ku ka rreshqitje, si pasoje e rreshjeve .

Vlorë
Qarkullimi kryhet normalisht ne te gjitha akset e ketij qarku. Te behet kujdes ne qarkullim, sidomos ne segmentet ku ka rreshqitje te materialeve ne rruge.

Gjirokastër
Nuk ka probleme per qarkullimin, me perjashtim te zonave ku kane ndodhur rreshqitje(te njoftuara per publikun prej disa ditesh). Ne zonen e Rrapit te Kuqarit ne Permet ka renie guresh, rruga eshte me nje kalim. Punohet nga kontraktoret per pastrimin e akseve ne te dy keto segmente. Ne aksin Permet – Çarshove, 2 km pa shkuar ne Petran, ka nje gerryerje te rruges nga uji. Eshte vendosur sinjalistika perkatese. Ne aksin Kufi Tepelene-Gjirokaster, ne afersi te fshatit Shtëpëz, ka ndodhur nje shkarje masive ne krahun e poshtem te rruges. Jane marre masat per vendosjen e sinjalistikes perkatese, pasi ka devijim te drejtimit te levizjes. Ju lutemi perdoruesve te rruges te respektojne sinjalistiken e vendosur. Te behet kujdes ne zonat ku ka rreshqitje. Perdoruesit e rruges te zbatojne sinjalistiken e vendosur ne segmentet ku ka shkarje. Te behet kujdes ne Qafen e Muzines ne oret e para te mengjesit dhe ne oret e mbremjes, sepse ka disa vende qe nuk i ze dielli dhe formohen ngrica ne rruge.

Korçë
Rritja e temperaturave ka sjelle permiresimin e situates ne rruge. Situata mbahet ne monitorim te vazhdueshem. Te behet kujdes ne qarkullim.

Kukës
Rritja e temperaturave ka sjelle permiresimin e situates ne rruge. Vetem ne aksin Traget – Lekbibaj shembja e ndodhur para disa dites, shkakton veshtiresi ne qarkullim. Qarkullimi kryhet pa zinxhire . Te tregohet kujdes ne qarkullim sidomos ne zonat ku ka rreshqitje ne rruge.

Dibër
Temperaturat jane rritur, gje qe ka sjelle permiresimin e situates ne rruge. Te gjithe qarkullohen normalisht. Rekomandohet perdorimi i zinxhireve ne segmentin Klenje – Stebleve (rreth 7 km).

Shkodër
Kohe me diell. Si rezultat ka permiresim te situates ne rruge. Ne aksin Shkoder-Qafe Qele, ne Ganjolle, per shkak te rreshqitjes se dherave qarkullimi vazhdon te kryhet me nje korsi te zgjeruar.Po punohet per ta bere rrugen me dy kalime. Te gjitha akset qarkullohen pa zinxhire.

Fier
Gjendja ne akset e Fierit eshte normale. Te behet kujdes ne levizje dhe te respektohet sinjalistika rrugore.

Lezhë
Nuk ka probleme per qarkullimin ne te gjitha akset e ketij Qarku. Te gjitha akset qarkullohen normalisht.
 
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)