Mjeku Dasho për 'Repolitix': Masat në zonat e gjelbërta të jenë në të gjithë vendin, shteti e ka konsumuar efektin

Sipas një studimi të OBSH-së, në një ambient të mbyllur me një temperaturë 24 gradë dhe me një lagështirë prej 20%, virusi mund të rezistojë në një sipërfaqe për 18 orë, ndërsa me 35 gradë dhe me 80% lagështirë, jetëgjatësia e tij nuk është më shumë se një orë. 

Erjon Dasho, mjek, ekspert i Shëndetit Publik në një intervistë për "Repolitix" në Report Tv në lidhje me koeficentin e trasmetimit të COVID-19 është shprehur se shifra 1.05 Shqipëri nuk tregon asgjë sepse është i pabesueshëm.

Sipas tij, Shqipëria duhet të merret me javë të tëra testimesh, diskutime në nivel ekspertësh, sic bëri Gjermania, që të tregojnë nivele koeficientësh.

"Për të kuptuar se virusi shkatërrohet në diell nuk duhet të marrim informacione nga OBSH-ja, mjaftojnë të pyesim gjyshet tona, të cilat tregojnë se dielli vret mikrobet. Ka shumë shkencëtarë që kanë arritur në këtë përfundim të cilët tregojnë se me rritjen e temperaturave kemi përmirësime", është shprehur mjeku.

Sipas tij, duhet të shikojmë gjendjen me shifrat e Australisë, një vend me diell për të parë ndryshimet, pasi këto observime kanë më tepër vlerë se sa studimet në laborator.

"Me ardhjen e stinës së verës pritet ulja e virulencës, nuk dihet a do të mundet që të mos ketë më trasmetim, por mendoj që gjatë verës nuk do të ketë nevojë për masa. Një studiues gjerman i quajtur Robert Kov ka thënë se në mjedis nuk ka parë pjesë të virusit pas disa kohësh", ka shtuar ai.

Mjeku Dasho shprehet se larja në det, shëtitjet në parqe apo marrja e rrezeve në diell  duhet të nxiten e jo të ndalohen, pasi nuk përbejnë më rrezik.

"Marrja e masave në fundjavë një prej gabimeve, të pakuptimta, pasi gjatë javës distancat janë tepër të afërta edhe ka një efekt të kundërt, duhet të ishin marrë masa bazuar nga studimet e Insitutit të Robert Kov. Dretori i insitutit në Gjermani është personi që zbuloi virusin SARS", tha Dasho.

Ai ka theksuar se masat inteligjente që u morën tek zonat e gjelbra duhet të merren në të gjithë vendin.

"Me përjashtim të javëve  të para, javët e tjera në prill kanë qenë masa pa asnjë efekt sepse jemi në kohën e pranverës dhe trasmetimi në mjedis nuk është shumë domethënës. Publikut i është thënë që do t'ju mbrojë qeveria, por nuk qëndron kjo. Të mbron vetëm përgjegjësia jote, se nuk mund të vësh policin për të matur me metër distancën", shprehet Dasho.

Ai e ka mbyllur intervistën duke theksuar se shteti e ka konsumuar efektin e vet tani dhe është koha e përgjegjësisë së mjekëve dhe përgjegjësisë së qytetarëve.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja