TIRANE-Eugena Tomini, shefja e Survejancës dhe Shërbimit të Inteligjencës Epidemike në ISHP u shpreh në Report Tv se numri rekord i të infektuarve në vendin tonë në ditët e fundit ka ardhur si pasojë e rihapjes graduale, por edhe shkeljeve nga baret, restorantet dhe biznese të tjera, pasi qytetarët e ulën vigjilencën. Ajo u shpreh se në terren për kontrolle për të monitoruar janë Inspektorati Shëndetësor Shtetëror, i Punës dhe Task Forca e Kryeministrisë.
"Aktualisht është vërejtur një trend në rritje në 7 ditët në vijim dhe sigurisht është e pritshme për kundrejt strategjisë së lehtësimit të masave. Normalisht edhe kontaktet janë më të shumta, gati 97% e subjekteve janë në aktivitet, pavarësisht se një pjesë e vogël nuk janë aktive. Lehtësimi duhet të sillte një respektimin dhe ndërgjegjësim për masat. Por kemi një zbehje një çlirim përkundrejt masave duke sjellë edhe rritjen e COVID-it.
Mesazhet kanë arritur te popullata por mesa duket elementët e karantinës, distancimit, që ndikuan te mbyllja, sollën këtë shfrenim. Strategjia e lehtësimit të masave nuk do të thoshte lehtësim të masave të disntancimit. Baret dhe restorantet janë në ambiente të hapura, janë dy strukturat bazë Inspektorati Shëndetësor Shtetëror dhe i Punës që bashkë me Task Forcën e Kryeministrisë janë duke monitoruar në terren, a ka shkelje? Sigurisht që ka, dhe kjo ka reflektuar në numrin e rritur të COVID" tha ajo.
Eugena Tomini një kritikë e kishte edhe për vetë mjekët, kur tha se pas rihapjes graduale kishte një shfrenim të përgjegjësisë. "Por nuk janë vetëm baret dhe restorantet, por janë subjekte të tjera, popullata dhe ne mjekët që patëm një shfrenim të përgjegjësisë apo ndërgjegjësimit kundrejt rasteve sporadike në QSUT, pavarësisht se doli si burim nga hetimi doli një rast me kontakt të jashtëm. Duke mos respektuar mbajtjen e maskave dhe doreza në spitale, sjell edhe trasnetueshmëri drejt pacientëve apo e kundërta. Kjo ka qenë një rritje të pozitivitet në QSUT".
Por si ka mundësi që në Europë numrat po bien dhe në Shqipëri ka një rritje të lartë në shifra rekord? "Nëse i referoheni rasteve gjatë pikut, ai ishte në efektin e masave të rrepta të marrë në mënyrë strikte dhe populli ishte i ndërgjegjësuar dhe ai ishte në efektin e masave, ky është një pik i lehtësimit të masave, që tregon mungesën e vigjilencës. Pavarësisht rritjes së tendencës ditore, popullata dhe bluzat e bardha duhet të ndërgjegjësohen. Maska mjekësore pavarësisht që mbron në ato nivele, por edhe të tjerat, duhet të mbahen kur nuk respektohet distancimi fizik, nëse distancimi fizik respektohet duhet patjetër të kemi të kombinuar me higjienën respiratore, tëshitja në bërryl dhe larja e duarve, që është një element i rëndësishëm pa diskutim" tha Tomini.
Përballë kësaj situate të krijuar me numrat në rritje dhe rekomandimeve të OBSH-së për mbajtjen e detyruar të maskave, e pyetur nga Report Tv nëse ministria e Shëndetësisë duhet të vendosë me detyrim maskat, shefja e Survejancës dhe Shërbimit të Inteligjencës Epidemike dha këtë përgjigje "Absolutisht në ambientet spitalore është më se e domosdoshme. Por përdorimi i maskës është theksuar për shumë herë se, nëse nuk respektohet distancimi fizik, nëse nuk kemi kushtet brenda një ambienti të mbyllur, maska është domosdoshmëri.
Në ambiente të hapura, ku mbajmë distnacimin fizik, kryejmë aktivitete sportive, maska nuk përdoret. Janë disa vende dhe kritere ku maska mjekësore në raste të caktuara duhet përdorur. Rekomandimet e OBSH, edhe rishtas, ka edhe luhatje të mendimeve të tyre kundrejt edhe përdorimit të maskës në mënyrë të detyruar, disa shtete e kanë europiane e kanë vendosur të domosdoshme. Por që në fillim ne kemi përmendur që distancimi fizik nëse është i parespektueshëm, përdorimi i maskës është i domosdoshëm, sikur e kemi vendosur të domosdoshëm në qendrat tregtare dhe ambientet e mbyllura".
Rritja e rasteve erdhi pak ditë nga afati kur do të rihapet transporti publik në 15 qershor. Tomini tha se nuk do të lejohet të hipë në urban asnjë qytetar pa maskë. "Lehtësimi i masave ka qenë në mënyrë graduale ku grumbullimet janë më të theksuara. Lehtësimi i masave sjell një kohëzgjatje të kontakteve me njëri tjetrin dhe ekspozimi është më i madh. Duhet të jemi vetë të kujdesshëm. Nuk do të lejohet hipja e qytetarëve në urban pa prezencën e maskës, do të monitorohet".
Ajo qetësoi qytetarët kur tha se pavarësisht numrave në rritje rimbyllja nuk është marrë në konsideratë. "Jo, nuk kemi rikthim pas, sepse strukturat shëndetësore në pjesën e parë të epidemisë ishim të panjohur me virusin, tani strukturat aktualisht në spitale janë në linjën e parë të pritjes për cdo rasti të dyshimtë. Nuk parapërgatitemi për rikthim, por për të ndërgjegjësuar më shumë popullatën në respektimin e masave. Nuk do të jetë më vetëm izolimi, por edhe ndërgjegjësimi i popullatës. Vetëizolimi është shumë i rëndësishëm për ata që janë të prekur, për 14 ditë".
Në vijim, Eugena Tomini kërkoi jo vetëm ndërgjegjësimin e qytetarëve, por edhe rritjen nivelit të alertit nga strukturat shëndetësore për të parandaluar rritjen e numrit të infeksioneve. "Gjurmimi i thelluar do të sjellë një tendencë ndoshta të qëndrueshme në të tilla vlera, pasi është rritur dhe shtuar si rrjedhojë e lehtësimit të masave. Shpresojmë që ndërgjegjësimi të shtohet në një nivel më të lartë ashtu si edhe alerti i strukturave shëndetësore. I bëjmë thirrje popullit dhe të gjitha institucioneve të respektojnë protokollet, mbatjen e maskës dhe duke respektuar distancimin fizik. Ne shpresojmë të mos kemi trend të qëndrueshëm, por në ulje. Pa bashkëpunimin e të gjitha strukturave dhe popullit sigurisht që do të kemi pritshmëri më të lartë të rasteve me COVID-19" përfundoi ajo.
Shqiptarja.com Corona ka prekur institucionet shikoni nga institucionet nga Petro Nini Luarasi qe jane plot me njerez as distanca as maska as doreza asgje te tera me radhe tufa me rob plot...ne pune ene kafe
Përgjigju