KOSOVË- Prej 6 ditësh situata epidemiologjike në Kosovë ka shënuar një rritje të ndjeshme të rasteve pozitive, kjo sipas ekspertëve lidhet edhe me faktin që në vend është edhe identifikuar edhe varianti delta.Si rezultat i 2.849 testimeve, në 24 orët e fundit janë regjistruar 100 raste infeksioni me COVID-19, ndërsa nuk ka asnjë humbje jete.
Instituti i Shëndetësisë Publike bën e dije se 3 qytetarë janë shëruar nga virusi, ndërsa që nga fillimi i pandemisë në vend 105.660 persona kanë arritur ta fitojnë luftën me koronavirusin.
Numri total i infektimeve ka shkuar 108.465, ndërkohë që ai i viktimave është 2.266 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë. Ndërkaq, numri i rasteve aktive në vend është rritur ndjeshëm, ku përkatësisht në të gjithë vendin numërohen 539 qytetarë me koronavirus, 442 që ishte ditën e djeshme.