Të dhënat statistikore të raportuara në Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare nga kompanitë e sigurimit tregojnë një ecuri pozitive për numrin e kontratave të lidhura në sigurimet e detyrueshme motorike gjatë periudhës 12 vjeçare.
Tendenca rritëse për periudhën janar-tetor nga viti 2006 deri në periudhën janar-tetor 2017 tregojnë se numri i kontratave është rritur me ritëm më të shpejtë për sigurimin e detyrueshëm motorik për makinat që qarkullojnë brenda vendit (TPL e Brendshme).
Nga krahasimi i periudhës janar-tetor 2017 me të njëjtën periudhë të një viti më parë kemi një rritje prej afro 26,000 kontrata sigurimi të brendshëm motorik ose rreth 8%. Kjo tendencë rritëse është vërejtur nga viti në vit përgjatë gjithë periudhës 12 vjeçare.
Ritme rritjeje kanë pasur edhe numri i kontratave për Kartonin Jeshil dhe Sigurimin Kufitar. Sigurimi “Karton Jeshil” është sigurimi i detyrueshëm i mjeteve motorike me targa të Republikës së Shqipërisë që qarkullojnë jashtë territorit të vendit tonë. Në periudhën janar-tetor 2017 ka pasur rritje mbi 5% të numrit të këtyre kontratave, krahasuar me janar-tetor 2016.
/Shqiptarja.com

Sigurimi Kufitar i mjeteve është sigurim i detyrueshëm dhe është sigurimi i mbajtësve të mjeteve që janë me targa të huaja dhe që qarkullojnë në territorin e Shqipërisë. Edhe kontratat e Sigurimit Kufitar për periudhën janar – tetor 2017 kanë pasur rritje mbi 7% të numrit të kontratave, krahasuar me periudhën janar – tetor 2017.
Grafikët paraqesin ecurinë e numrit të kontratave për periudhën janar – tetor në vitet 2006-2017.
Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com