Rritje graduale temperaturash dhe diell, parashikimi i motit për sot

Rritje graduale temperaturash dhe diell, parashikimi i motit për sot

Foto ilustruese

Ditën e Mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme si rezultat i masave ajrore relativisht të lagështa me origjinë perëndimore.

Moti parashikohet me intervale të herëpashershme kthjellimesh si dhe alternime vranësirash të cilat do të pasohen me reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit. Nuk do të mungojnë shtrëngata të izoluara kryesisht në veri dhe jug të vendit.

Era do të fryjë e lehtë nga kuadrati I perëndimit me shpejtësi 1-7m/s, ndërsa në male, lugina dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës arrin shpejtësi 9-14m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-3ballë./Marrë nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak

Temperaturat parashikohen:

Në zonat malore 5 deri 15°C

Në zonat e ulëta 9 deri 19°C

Në zonat bregdetare 10 deri 18 °C

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Gjyqi ndaj Donald Trump, përfundon paraqitja e dëshmive

SHBA/ Gjyqi ndaj Donald Trump, përfundon paraqitja e dëshmive