Rritje rekord e investimeve të huaja/ Në 3 muaj, 283 milionë euro
Investimet e huaja direkte u rritën me 61.6% në tremujorin e parë të vitit krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Banka e Shqipërisë
Investimet e huaja direkte u rritën me 61.6% në tremujorin e parë të vitit krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Banka e Shqipërisë raportoi se në periudhën janar-mars kompanitë e huaja investuan 283 milionë euro në ekonominë shqiptare ose 108 milionë euro më shumë se në tremujorin e parë të vitit 2017.
Të dhënat historike tregojnë se ky është niveli më i lartë i investimeve të huaja direkte të regjistruara në tremujorin e parë që nga viti 2008.
Banka nuk i ka publikuar të dhënat e detajuara se në çfarë sektorësh janë investuar këto para’, por vitet e fundit pjesa më e madhe e investimeve nga jashtë, mbi 60% e tyre, kanë qenë të përqëndruara në sektorin energjetik.
Përfundimi i pritshëm i gazsjellësit transadriatik dhe kaskadës së Devollit ka ngritur shqetësimet se investimet e huaja mund të ngadalësojnë duke filluar që nga ky vit. Madje, sipas Bankës Botërore, ulja e pritshme e investimeve do të ngadalësojë edhe rritjen ekonomike në 3.6% për 2018 nga 3.9 që ishte një vit më parë.
Por, të paktën në tremujorin e parë, sipas Bankës së Shqipërisë, investimet kanë shënuar rritje të lartë.
Investimet e huaja direkte në ekonominë shqiptare arritën kulmin në vitin 2016, kur regjistruan shifrën 942 milionë euro, ndërkohë që vitin e kaluar shënuan një rënie të lehtë. TCH
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.7%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
2.9%
Vota total: 7378
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Transfertat kombëtare në euro u rritën me 33% për 10-mujorin e këtij viti
22 Nëntor, 14:54
-
Shqipëria në SEPA/ Ambasadori Gonzato takim me Sejkon: Moment historik, qytetarët dhe bizneset më afër tregut unik të BE
22 Nëntor, 11:21
-
Shqipëria anëtare e SEPA-s, Sejko: Kostoja e pagesave ndërkufitare në euro, 5 herë më e ulët! Kursimi në ekonomi 20 mln euro në vitin e parë
21 Nëntor, 17:50
-
Shqipëria pranohet zyrtarisht në SEPA
21 Nëntor, 16:38
-
Parapagimi i tatimit nga profesionet e lira, Malaj: Brenda dhjetorit do kthehen shumat e paguara
21 Nëntor, 15:36
-
Vrojtimi i Bankës së Shqipërisë/ 37% e bizneseve kanë një borxh për të shlyer! Të vegjlit marrin hua për shpenzime të papritura, të mëdhenjt 'zhyten' për investime
19 Nëntor, 22:34
-
Këshilli Europian i Pagesave shqyrton aplikimin e Shqipërisë në SEPA
16 Nëntor, 12:09
-
Zhvlerësimi i euros, BSH: Po bëjmë analiza për të ndërhyrë për të ndaluar rënien e shpejtë
15 Nëntor, 11:10
-
Banka e Shqipërisë kërkon rishikim të skemës së pensioneve, rrezik për financat publike! Zv/ Guvernatorja ep opinionin për pr/buxhetin 2025 tek 'Ekonomia'
15 Nëntor, 10:04
-
Vrojtimi i Bankës së Shqipërisë: 24% e familjeve shqiptare jetojnë me borxhe! Pjesa më e madhe për konsum e shëndetësi, 20% blejnë ‘ushqime me listë’
14 Nëntor, 18:48
-
Dollari fiton terren përballë lekut, rritet me 3% brenda këtij muaji! Euro vijon të zhvlerësohet pa ndalur
14 Nëntor, 14:21
-
PËRMBYTJET/ Kryebashkiaku i Vlorës: Do bëjmë ‘presion’ në Qeveri për investime në kanalet e ujërave të larta
13 Nëntor, 09:26
Ja pra, kjo e spjegon renien e Euros dhe forcimin e Lekut. Megjithate, perderisa askush nuk e di se ku jane investuar keto para i bie qe eshte thjesht pastrimi i parave nga aktivitete te pista.
Përgjigju