Një tjetër shpërthim i një bombole gazi ka vënë në rrezik jetën e qytetarëve. Ngjarja trondiste e pak kohëve më parë në “Don Bosko” po pasohet nga të tjera të ngjashme.

Këtë herë ngjarja raportohet nga një apartament i katit të parë në një pallat 5-katësh pranë shkollës “Bajram Curri” në kryeqytet. 

Rrjedhja e një bombole gazi 4 litra, ka shkaktuar zjarr në banesën që shihni në pamje, por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar. 

Dëshmitarët në vendin e ngjarjes shprehen se bombola sapo ishte mbushur. Kur zonja e shtëpisë e ndezi për të gatuar, ajo ka shpërthyer si shkak i rrjedhjes. Sikurse shihet nga këto pamje zjarri i shkaktuar ka përfshirë të gjithë ambientin e banesës. 

Jashtë kamerës familjarët shprehen se dëmi i shkaktuar përllogaritet të jetë gati 2-milionë lekë, pasi familja tregtonte këpucë e rroba të përdorura. Policia e Tiranës po vijon hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)