TIRANË- Në një pikë gazi tek kryqëzimi i ish-Misto Mames në Tiranë, ka pasur rrjedhje gazi. Policia ka ndaluar qarkullimin e makinave dhe të këmbësorëve në një perimetër rreth 200 m në të dy krahët e rrugës për disa minuta.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se situata është nën kontroll, pasi ka ndërhyrë zjarrfikësja dhe nuk ka rrezik për qytetarët. Pas disa momenteve pasigurie, qarkullimi i makinave dhe këmbësorëve ka vijuar normalisht.