Rrjet i ri ujësjellësi në dy lagje të tjera të kryeqytetit

Rrjet i ri ujësjellësi në dy lagje të tjera të kryeqytetit

Dy linja reja në ujësjellës është investimi më i ri i Bashkisë së Tiranës për përmirësimin e furnizimit me ujë të pijshëm të qytetarëve. Specialistët e UKT kanë vënë në funksion linjën e re të ujësjellësit të ndërtuar në rrugën "Zonja Çurre". Ky investim i ri tashmë është pjesë e rrjetit shpërndarës, i cili ka rritur ndjeshëm sasinë e shërbimit ndaj qytetarëve.

Gjithashtu, i është dhënë zgjidhje problemit të kanalizimeve në rrugën “Gaqo Tashko” falë investimit të ri të rrjetit të kanalizimeve me materiale cilësore për një shërbim sa më të mirë për banorët në këtë zonë të populluar të qytetit.

Në këto katër vite, Bashkia e Tiranës ka realizuar një sërë investimesh të rëndësishme në shumë zona të kryeqytetit, duke rinovuar tërësisht rrjetin e amortizuar.

Në të njëjtën kohë një vëmendje e posaçme i është kushtuar edhe përgjigjes në kohë të shqetësimit të qytetarëve për çdo problem në rrjetin e ujësjellës kanalizimeve përmes specialistëve të UKT.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Qytetari: 25/03/2019 12:11

    Ju lutem bashkise qe kur mbyll investimet ti mbylle dhe kanalet. Ne yzberisht ka mbi 6 muaj qe eshte hapur asfalti dhe nuk eshte rimbyllur nga UKT.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja