Rrjet i ri ujësjellësi në rrugën ‘Kongresi i Manastirit’ dhe ‘Sulejman Pasha’

Rrjet i ri ujësjellësi në rrugën ‘Kongresi i Manastirit’ dhe ‘Sulejman Pasha’

Pamje nga punimet për furnzim me ujë të pijshëm në rrugën "Kongresi i Manastirit"

Një linjë e re furnizimi me ujë po përfundon në rrugën "Kongresi i Manastirit". Mjetet e rënda të Bashkisë po punojnë me intensitet për shtrimin e linjës e cila për shkak të amortizimit ndër vite, kishte sjellë shqetësime për qytetarët.

Paralelisht po vazhdon investimi në rrjetin e ri të ujësjellësit në rrugën “Sulejman Pasha” mbrapa Piacës. Ky rrjet u ndërtua me kujdes dhe shumë shpejt nga grupet e punës së UKT.

Linjat e reja po i japin cilësi dhe volum të madh rrjetit shpërndarës duke përmirësuar gjithnjë e më shumë shërbimin ndaj qytetarëve. Bashkia e Tiranës po vazhdon planin për të kryer investime dhe ndërhyrje në çdo zone të kryeqytetit, ku krahas zgjerimit të rrjetit të shpërndarjes, po punohet edhe për zëvendësimin e rrjetit të amortizuar.
 

Ora 19:00
Rrjet i ri ujësjellësi në rrugën "Kongresi i Manastirit" dhe “Sulejman Pasha”
  • /b.ha./Shqiptarja.com
    Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    • Sondazhi i ditës:
      23 Dhjetor, 23:33

      Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



    ×

    Lajmi i fundit

    Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

    Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja