"Rrjetet sociale diskriminojnë gratë", ja rezultatet e testeve të kryera

A i diskriminojnë rrjetet sociale gratë? Po, të paktën sipas testeve të kryera në Instagram apo Facebook ku profilet rozë të femrave marrin më pak pëlqime dhe komente se meshkujt.

Ky është përfundimi i studimit të Universitetit Kolumbian në New York, e cila do të paraqitet në një konferencë në qytetin e Lionit, në Francë, në 23 deri në 27 prill. Kjo analizë merr parasysh të dhënat e mbledhura që nga viti 2014.

Mostrat e marra në dispozicion të shkencëtarëve përbëhen nga 550 mijë përdorues. Edhe pse gratë janë më të përfaqësuara se meshkujt, 54% kundrejt 46%, rezultatet e anketës tregojnë se fotot e meshkujve kanë tendencë për t’u pranuar nga komuniteti 52% në krahasim më 48% në raport me femrat.

Në rastin e Instagram, analiza Columbia tregon se meshkujt kanë 1.2 herë më shumë gjasa për të vënë  "Like" apo koment mbi postimet nga burra të tjerë. Ndërsa për gratë, aftësia për të vlerësuar dhe pëlqyer imazhet e grave reduktohet në 1.1.

Kjo pabarazi duket se bëhet edhe më e dukshme për njerëzit shumë të popullarizuar në platformën e ndarjes së imazhit, siç janë profilet me miliona ndjekës. Në këtë rast, meshkujt kanë shumë më tepër shanse për të rritur rrethin e fansave dhe ngjallin më shumë kuriozitete se femrat edhe në lidhje më jetën e tyre private.

Studimi tregon se paragjykimet ndaj femrave janë në një nivel më të lartë në raport me gjininë e kundërt, megjithëse kjo sipas studiuesve nuk është shumë e qartë se cili faktor ka ndikim.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Plagosja e 50-vjeçarit shqiptar në Greqi, zbulohet dëshmia e shitëses: Thirri për ndihmë, i dilte shumë gjak dhe i vura një peshqir!

Plagosja e 50-vjeçarit shqiptar në Greqi, zbulohet dëshmia e shitëses: Thirri për ndihmë, i dilte shumë gjak dhe i vura një peshqir!