TIRANE - Një superoperacion ndërkombëtar për shkatërrimin e një rrjeti të trafikut të drogës është ndërmarrë nga policia e Shtetit. Janë 35 urdhër arreste të firmosura të cilat janë ekzekutuar, ndërsa operacioni ka nisur rreth orës 5 të mëngjesit në Shqipëri dhe deri tani janë 8 persona të arrestuar.
Kanë preferuar që paratë e tyre t’i investojnë në Shqipëri. Dhe jopak, por mendohet te diku afro 20 milionë euro. Hotele, lokale, karburante, të ndërtuara me lekë trafiqesh, gjenden në zonën e Elbasanit, Librazhdit e deri në kufi me Maqedoninë. Dhe, kur mendonin se ata ishin harruar, në derë iu ka tokitur policia.
Bëhet fjalë për tetë shqiptare të arrestuar përgjatë orëve të mëngjesit. Policia e Shtetit dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda, në një komunikim me mediat, kanë bërë të ditur dje, se në pranga kanë rënë Sokol Tafani, Festim Hoxha, Rezart Tirana, Higert Allko, Brunild Ramaj, Altin Poda, Bledar Shabani.
“Departamentit Kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, finalizoi dje me sukses operacioni ndërkombëtar të koduar ‘Sotto traçia – AL’, për hetimin dhe goditjen e një organizate kriminale, që merrej kryesisht me ‘Trafikimin në sasi të mëdha të lëndëve narkotike të llojit Kokainë dhe Heroinë’, ‘Favorizim dhe shfrytëzim të prostitucionit’, ‘Favorizimi dhe qëndrim i të huajve klandestin në vendet e BE-së’”.
Kështu deklaruan dje në një konferencë për shtyp Edmond Rizai, Drejtor i Drejtorisë së Luftës Kundër Krimit të Organizuar dhe Eugen Beci, Drejtues i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, gjatë një konference të përbashkët për shtyp.
Sipas tyre, iniciativën për fillimin e hetimeve në lidhje me këtë operacion ndërkombëtar e ka pasur autoriteti policor italian, ndërsa këto hetime janë zhvilluar në një hark kohor disa vjeçar, duke u shtrirë në disa vende të BE-së. Të arrestuarit e djeshëm, Sokol Tafani, banues ne Belsh; Besnik Lleshi, banues në Librazhd; Festim Hoxha, banues në Librazhd; Tigert Allko, banues në Librazhd; Rezart Tirana alias: Julian Jaho – Rezart Jaho, banues në Elbasan, Brunild Ramaj, banues në Vlorë dhe Altin Poda alias: Rinor Hajdaraj, banues në Tiranë, janë pjesë e një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të lëndëve narkotike dhe trafikut të qënjeve njerëzore.
Dy drejtuesit e lartë të Akuzës dhe Policisë pohuan, se veprimet për finalizimin e Operacionit Ndërkombëtar “Sotto Traçia”, janë koordinuar nga EuroJust, i cili ka realizuar bashkëpunimin e koordinimin e veprimeve njëkohësisht edhe në 5 shtete të tjera, Itali, Belgjikë, Francë, Holandë dhe Zvicër, ndërsa numri total i të arrestuarve është 34 vetë, nga të cilët, 10 në Itali, nga një në Belgjikë, Francë e Holandë dhe 3 në Zvicër.
Të pyetje nga gazetarët, pas deklaratës për shtyp, Rizai dhe Veci deklaruan, se pas mbërritjes së materialeve të tyre nga Italia dhe pas arrestimit, do të nisë dhe verifikimi i aseteve, me qëllim që në kuadër të Ligjit “Antimafia”, ato të sekuestrohen. Me tej, ata konfirmuan, se veprimtaria e tyre kriminale, në lidhje me drogën dhe trafikun e qënjeve njerëzore, nuk ka asnjë lidhje me Shqipërinë.
“Nga të dhënat dhe hetimet e kryera, të arrestuarit nuk kanë asnjë precedent në Shqipëri. Në lidhje me drogën, ata e trafikonin nga Holanda, Franca e Belgjika drejt Italisë. Ndërsa për çështjen e shfrytëzimit të prostitucionit, grupi shftytëzonte vajza nga vendet e Lindjes dhe nuk rezulton asnjë rast me vajza nga Shqipëri”, theksuan Beci e Rizai.
Ndërkaq nga burime të tjera kofidenciale, mësohet drejtuesit e grupit të trafikut në vendet e BE-së, janë tre nga arrestuarit e gjithë grupit të trafikut dhe konkretisht, Festim Hoxha, Oliver Hoxha, i prangosur në Itali dje Rezart Tirana, nipi i tyre. Burime kofidenciale treguan për Shqiptarja.com, edhe se disa prej të prangosurve në Shqipëri dhe vendet tjera të BE-së, kanë qenë bashkëpunëtorë të bandës famëkqe të vitit `97 në Elbasan, së Eduart Peqinit (Mandela).
Lajmi u publikua për herë të parë të mërkurrën (10.04.2013) në orën 14:31, u pëerditësua të enjten (11.04.2013) ora 09:30
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 11.04.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com