Rrjeti i gazit, parashikohen 19.5 mln € investime për shpërndarjen

 Rrjeti i gazit, parashikohen 19.5 mln € investime për shpërndarjen

Foto ilustruese

Ndërkohë që rreth vitit 2020 gazi natyror i prodhuar në Azerbajxhan të mbërrijë në territorin shqiptar përmes gazsjellësit TAP, kompania shtetërore e shpërndarjes së gazit Albgaz, e krijuar nga ndarja prej Albpetrolit vitin e kaluar, ka hartuar planin e investimeve për këtë vit, si dhe një plan me afat 10-vjeçar. Ky subjekt sapo ka krijuar edhe një ndërmarrje të përbashkët me kompanina e madhe shtetërore italiane SNAM për të realizuar dhe mirëmbajtur rrjetin e shpërndarjes në vendin tonë.

Investimet planifikojnë mirëmbajtjen e një rrjeti rudimental gazsjellësish, por edhe gazifikimin e vendit nëpërmjet ndërtimit të linjave magjistrale që do të lidhen me TransAdriatic Pipeline, e cila për herë të parë realizon lidhjen e Shqipërisë me rrjetet botërore të gazit. 

Sipas ERE-s, gjatë vitit 2017 u evidentua fakti se sektori i gazit në Shqipëri, me infrastrukturë të ngritur që prej vitit 1971, ka nevojë për mirëmbajtje dhe investime të vazhdueshme, në mënyrë që të minimizohen humbjet e gazit dhe të kryhet aktiviteti parësor i transmetimit dhe shpërndarjes të gazit natyror. Albgaz sh.a. fillimisht po shfrytëzon linjat e transmetimit të gazit. Linjat e shpërndarjes janë ende në proces, momentalisht nuk ka aktivitet për Shpërndarjen e gazit natyror, deri sa të kryhet rinovimi i infrastrukturës së gazsjellësit. Kjo pritet të realizohet në kuadër të investimeve strategjike me rëndësi kombëtare (Gas Masterplani), ku gazsjellësi TAP AG do të ketë rol suportues në konceptimin, planifikimin dhe implementimin e projektit.

Në këtë kuadër, shoqëria Albgaz sh.a. ka hartuar planin 10-vjeçar të zhvillimit në kuadër të ngritjes së kapaciteteve të saj, si dhe krijimit të një strukture funksionale për operimin e transmetimit të gazit.

Për vitin në vazhdim, Albgaz planifikon 150 milionë lekë investime. Ndër to përmenden remonte dhe rikonstruksione, por edhe ndërtim e montim tubacionesh, konkretisht në linja si Ballsh-Fier apo Fier-Frakull. Gati 95 për qind e shpenzimeve për këto investime do të sigurohen nga grante.

Ndërkohë, plani 10-vjeçar i zhvillimit të kompanisë është shumë më ambicioz. Në total, parashikohet që pas vitit 2020, që përkon me kohën 

e hyrjes së gazit në Shqipëri nëpërmjet TAP-it, e deri në vitin 2027, të realizohen 19.5 milionë euro investime. “Pjesën e luanit” këtu parashikohet ta përbëjë tubacioni i ri dytësor nga Fieri në Ballsh, me vlerë 11.5 milionë euro. Ndëërsa projekti i lidhjes së Fierit me Vlorën duhet të realizohet më shpejt, brenda vitit 2020, për të përshpejtuar lidhjen e TEC-it të Vlorës me gazin e TAP-it, duke e vënë përfundimisht këtë vepër të rëndësishme energjetike në punë, pas viteve të tëra pa aktivitet.

Përveç këtyre, planifikohen edhe linja transmetimi të gazit natyror në Tiranë-Durrës, si dhe një stacion i uljes së presionit të gazit që vjen nga gazsjellësi në Korçë.  

ARMO dhe TEC-i

Një ndër investimet, të cilin e ka marrë përsipër kompania shtetërore azere e naftës SOCAR, mund të “ringjallë” uzinën e përpunimit të thellë të naftës në Ballsh, ARMO. Kompania nga Azerbajxhani bëri të ditur dje përmes një deklarate se synon të përgatisë një studim fizibiliteti për ndërtimin e një tubacioni 40 km në Shqipëri deri në fund të vitit 2018. Gazsjellësi transmetues Fier-Ballsh do të ketë një kapacitet vjetor prej 1 miliard metra kub, sipas njoftimit.

Qeveria shqiptare njoftoi në nëntor se miratoi një memorandum mirëkuptimi me qeverinë e Azerbajxhanit për zhvillimin e masterplanit të gazit në Shqipëri.

Lajmi i shpërndarë ditët e fundit nga media vendase Trend njoftonte se kompania, nëpërmjet degës SOCAR Balkan, gjithashtu do të ofrojë një projekt inxhinierik për tubacionin e gazit të planifikuar për të lidhur qytetet jugperëndimore shqiptare, Fierin dhe Vlorën. Dega TAP CP1 – Fier – Vlorë, e konsideruar si një nga projektet prioritare, mbulon një zonë me kërkesa prej rreth 250 milionë metrash kub/vit. Nga kjo sasi, rreth 190 milionë m3/vit do të jenë nevojat e TEC-it ekzistues të Vlorës, me fuqi 100 Megavat dhe zgjerimit të tij në 200 Megavat. Linja e transmetimit është parashikuar të ndërtohet brenda tre vjetësh.

Tabela për planin 10-vjeccar të rrjetit të shpërndarjes së gazit natyror mund t'a gjeni në Shqiptarja.com/print

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • sula: 20/06/2018 09:02

    Timonier akoma nuk e ke privatizu Tecin e Vlores . Nuk ke lan gje pa dhene me koncension dhe populli me keq varferohet . Turp per ne ,qe te dham votat , se ti nuk ke qene dhe nuk je kurre i majte por radikal i djathte . Shifi liberalet kudo falumentuan ,se e ben si ty duke dhene ke privati dhe sherbimet publike . Rrallen tjeter, dil si Rilindje dhe jo si PS se nuk e meriton ate parti te popullit. Ju lutem noderatoreve te japin komentet dhe jo ti censurojne

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni