Grupi i shfrytëzimit të prostitucionit që u godit dje nga policia e Durrësit prej tre muajsh ishte nën vëzhgim.
Informacionet për këtë grup policia e Durrësit i ka marrë nga banorët e zonës, të cilët ishin ankuar tek uniformat blu, me argumentin se në hotelet pranë shtepive të tyre ushtronte aktivitetin një rrjet i organizuar prostitucioni.
Duke marrë shkas nga kjo, forcat e policisë kanë montuar kamera pranë hoteleve dhe për tre muaj kanë monitoruar objektet ku ushtrohej prostitucioni.
Në kuadër të operacionit “Orkidea” policia arrestoi 14 persona mes të cilëve vajza që shfrytëzoheshin si prostituta, 2 tutorë dhe 2 pronarë hotelesh.
Ne këto foto të siguruara nga Report TV dhe Shqiptarja.com shikoni edhe hotelin ku grupi ushtronte aktivitetin e tij.

Sipas prokurorisë, klientët paguanin nga 1.000 deri në 4.000 lekë të reja, ndërsa fitimet ndaheshin për gjysmë mes prostitutave dhe tutorëve.
Ndërkohë të njëjtat burime pranë prokurorisë bëjnë me dije se fitimet e grupit kriminale ishin të konsiderueshme.
Sipas policisë së Durrësit, materialet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale: ”Trafikimi i personave për qëllim prostitucioni", "Shfytëzim prostitucioni", "Ushtrim prostitucioni", "Përshtatje e ambienteve për prostitucion" dhe "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike".
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO