Dy doganierë të doganës së Kapshticës janë proceduar penalisht, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë lejuar kondrabandën e mallrave.
Siç bën të ditur policia e Korçës, doganierët janë konstatuar pas arrestimit të Mimi Kellos, ku në automjetin e tij u gjetën dhe sekuestruan një sasi konfeksionesh të ndryshme, pa dokumentacioninpërkatës.

Doganierët e proceduar janë L.K, 57 vjeç dhe E.M, 36 vjeç dhe ata akuzohen për “Shpërdorim detyre”, pasi nuk kryen proçedurat korrekte, gjatë kontrollit të këtij automjeti.

Në fshatin Zëmblak, pas kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, automjetit në pronësi të Kellos tip “Mercedes Benz”, me targa AA 540 KI, iu gjetën e sekuestruan rreth 400 palë konfeksione (rroba) të ndryshme, të dyshuara si mallra kontrabandë, për të cilat 32 vjeçari, nuk zotëronte dokumentacionin shoqërues.

Ai sasinë e mallrave e kishte kaluar nga Pika e Kalimit Kufitar të Kapshticës, ku dy doganierët e turnit, L.K dhe E.M, nuk kanë kryer proçedurat korrekte, në lidhje me kontrollin e automjetit, që drejtonte Mimi Kello.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com