Secila gazetë e sotme, e vetme, të jepte një ide të qartë e të plotë mbi atë që kish ndodhur një ditë më parë, e në ndryshim nga televizionet, jepnin informacionin esencial, e jepnin në mënyrë korrekte, pa e shndërruar dhembjen në show
Të përditshmet e Tiranës janë më pak të politizuara, më informative e më profesionale se sa televizionet. Në ndryshim nga këto të fundit, që tragjedinë e djeshme e çuan në çdo shtëpi shqiptare në mënyrën më rrugaçërore të mundshme (me britma reporterësh të përndezur, me pamje makabre, me detaje krejt të parëndësishme që shiteshin si news, dhe me protagonizmin e politikanëve dhe qeveritarëve, të cilëve u hapej vend bash në momentin që bëheshin të gjallë), të përditshmet ishin fokusuar të tëra tek ngjarja. Panorama, Shekulli, Shqip, Mapo, Shqiptarja.com, Gazeta Shqiptare, Tema, etj, kishin lënë në dispozicion 4-8 faqe të tyret, dhe në të gjitha faqet mbulohej tragjedia. Secila gazetë e sotme, e vetme, të jepte një ide të qartë e të plotë mbi atë që kish ndodhur një ditë më parë, e në ndryshim nga televizionet, jepnin informacionin esencial, e jepnin në mënyrë korrekte, pa e shndërruar dhembjen në show, pa provokuar panik; dhe nuk i kishin lënë vend protagonizmit politik, që në këtë rrethanë është i kotë, i panevojshëm, i bezdisshëm, fyes. Marre nga Respublica (sg/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës: 27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
Të drejtë
24.2%
Të gabuar
68%
Nuk e di
7.8%
Vota total: 3517
Votat totale janë unike
Sondazhi i ditës: 27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?