Me mijëra qytetarë po vuajnë mospagimin e plotë të sigurimeve shoqërore apo vitet e punës në të zezë. Aktualisht në vend marrin pension pleqërie 590 mijë qytetarë, por nga këto afro 50% ose 294 mijë marrin pension të pjesshëm, kjo për shkak të viteve të pakta të punës dhe kontributeve të ulta.
Bazuar në të dhënat e ISSH pensionet e reja të lidhura në vitin 2023, nuk kanë ndjekur trendin rritës të pagave. Nëse paga mesatare vjet u rrit me rreth 9 mijë lekë krahasuar me vitin 2022, pensioni mesatar është rritur me 991 lekë të reja.
Pasojat e rënda të mos pagesës së kontributeve apo pagesës së pjesshme të tyre kanë nisur të ndjehen në xhepat e moshës së tretë, të cilët po përballen me pensione të ulta, madje edhe më të ulta se pensioni mesatar. Pasi sa më e ulët të deklarohet paga aq më pak kontribute për sigurimet paguhen. Konkretisht vjet pensionet e reja të lidhura ishin në vlerën 15.560 lekë, ndërkohë që mesatarja është 18,341 lekë.
Ndërkohë, pensionet e reja dolën 39% më të ulta se paga minimale që ka vendi prej 40 mijë lekësh. Ky hendek midis pagës e pensionit është e më i lartë nëse marrin si referencë rrogën mesatare.
Pagesa mujore e një pensionisti përllogaritet më pak se 21% e rrogës mesatare që është 75.025 lekë, ky hendek është thelluar në vitet e fundit pasi në vitin 2022, pensionet e reja ishin sa 28% e pagës mesatare.
Qytetarët që po dalin në pension, nuk arrijnë të marrin as sa është minimumi i caktuar nga INSTAT, për të mos u konsideruar i varfër që është 18.8 mijë lekë.
Logjikisht pensionet e reja duhet të dalin më të larta, për shkak të rritjes së shpejtë të pagave në dekadën e fundit dhe detyrimit për t’i deklaruar të plota në bankë, e që duhet të sillte formalizim e pagesë të drejtë të kontributeve nga punëdhënësi, por në fakt nuk është dhënë efekti i pritshëm.
Për shkak të vlerës së ulët të kontributeve apo të mospagimit fare të tyre, me mijëra qytetarë që do dalin në pension rrezikojnë të kenë të ardhme të varfër. Aktualisht që një grua të dalë në pension këtë vit i duhet të jetë 61 vjeç e 8 muaj, dhe duhet të ketë 38 vite punë, po kaq vjetërsi pune duhet të kenë edhe burrat të cilët moshën e pensionit e mbushin 65 vjeç.
PENSIONET E REJA QË PO DALIN
Viti 2017 Pensionet e reja të pleqërisë 14,443 lekë mesatarja
Viti 2018 Pensionet e reja të pleqërisë 14,449 lekë mesatarja
Viti 2019 Pensionet e reja të pleqërisë 14,841 lekë mesatarja
Viti 2020 Pensionet e reja të pleqërisë 15,024 lekë mesatarja
Viti 2021 Pensionet e reja të pleqërisë 14,643 lekë mesatarja
Viti 2022 Pensionet e reja të pleqërisë 15,115 lekë mesatarja
Viti 2023 Pensionet e reja të pleqërisë 15,560 lekë mesatarja
PENSIONISTËT E PAGESAT MUJORE
Pensione pleqërie 590,649 persona
Pension të plotë 293,277 persona
Pension të pjesshëm 293,803 persona
PENSIONET NË SHQIPËRI
Pensioni mesatar 18.341 lekë
Pensionet e reja 15.560 lekë
Diferenca -2,781 lekë
PENSIONET E REJA -PAGA MESATARE
Paga mesatare 75.025 lekë
Pensionet e reja 15.560 lekë
Diferenca -59,465 lekë
G.M./SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Mars, 08:02
Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?
-
Shumë
73.5%
-
Pak
20.5%
-
Nuk kam mendim
6.1%
Vota total: 1066
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shteti më i paguar se privati, gati reforma e dytë e rritjes së pagave! PS premton rritje të rrogës mesatare me 300 euro në mandatin e 4
26 Mars, 19:38
-
PS me ofertë ekonomike për mandatin 4: Dyfishim pensionit minimal, 1000 € paga mesatare! Të ardhurat për frymë mbi 15 mijë €! Plani për taksat dhe investimet
21 Mars, 11:41
-
Zbardhen kostot dhe përfituesit nga marrëveshja e pensioneve Shqipëri-Itali! 12 milionë euro në vitin e parë të zbatimit, deri në 400 euro në muaj
19 Mars, 18:00
-
Fatos Çoçoli: Pensionistët me shpërblime pesëfish këtë vit?
4 Mars, 18:42
-
Nga sot pensionistët marrin bonusin e pranverës, flasin për Report Tv: Na ndihmon por pa fëmijët s’mund t’ia dalim
3 Mars, 17:01
-
Bonusi i pranverës për pensionistët, Rama: Nga 1 marsi nis shpërndarja
19 Shkurt, 14:26
-
Financimi 250 mln euro në bujqësi, Rrapaj në Report Tv: Mbi 100 mijë përfitues! Çoçoli: Njihen vitet e punës edhe pa dokumente për fermerët që kanë punuar në kooperativa
13 Shkurt, 19:45
-
Fatos Çoçoli: Bonuset e shumëfishuara, fillim i mbarë për pensionet?
6 Shkurt, 12:55
-
‘Ekonomia në një model që nuk prodhon’, Gjokutaj në Report Tv: Të rriten të ardhurat, duhet të kishte politika vizionare
5 Shkurt, 15:42
-
Drejtoresha e AMF: Pensionet private, mundësi për të ardhura shtesë dhe më shumë mirëqënie
5 Shkurt, 12:45
-
Banka Botërore: Informaliteti i lartë 'minon' pensionet! Rama: Skema ishte në kolaps, vijojmë me bonuse deri në reformën e re! Opozita premtime imagjinare
5 Shkurt, 09:22
-
Bonusi i pranverës, Çoçoli në Report Tv: 206 mijë përfitojnë 50 mijë lekë, 524 mijë 100! Njihen vitet e punës para ’94 edhe pa dokumente
4 Shkurt, 14:28