RROGOZHINE- Një aksident rrugor me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur paraditen e sotme në Rrogozhinë. Në afërsi të rrethrrotullimit të Rrogozhinës, një automjet me targa të huaja është përplasur me një maune.
 
Si pasojë e goditjes janë plagosur rëndë dy persona, të cilët janë dërguar me urgjencë në spitali e Kavajës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
 
Ndërkaq, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)