Jetë e vështirë për famijen Lloga nga fshati Lekaj i Rrogozhinës.
Kjo familje jeton në një shtëpi thuajse tërësisht të rrënuar. Çatia është e mbuluar me plasmas, por gjatë kohëve më shi çfarë bie jashtë, futet brenda.
Për shkak të lagështirës dhe problemeve higjenike shtëpia është e mbushur me insekte.
Në shtëpinë e rrënuar aktualisht jetojnë 6 anëtar, nëna dhe 5 fëmijt e saj, pasi kryefamiljari është larguar në emigracion, për të siguruar ndonjë të ardhur, por deri tani askush nuk di gjë për të, pasi që nga momenti që është larguar nga shtëpia ai nuk është lajmëruar.
Fëmijët më të rritur që kanë filluar shkollën, librat i kanë siguruar nga donacionet e njërëzve të ndryshëm, por nga shteti nuk kanë marrë asnjë ndihmë.
“Unë jam Armanda Lloga, unë i kam marrë librat nuk kisha mundësi m’i ka dhënë drejtoresha e falënderoj, kujdestaren dhe të gjithë miqtë e shokët”, thotë njëra nga vajzat.
Zonja e shtëpisë, Sabire Lloga, me lot në sy tregon vështirësit e të jetuarit në kushte të tilla, ajo shpesh ngrihet pa ngrënë vetëm që fëmijët të kenë mundësi për pak ushqim më shumë.
“ Të gjithë jetën time kam vuajtur, drita jo, pa asnjë të ardhur, sic e shihni edhe vetë. Nuk e di se nga është burri, është larguar, nuk e di ku është, drita nuk kemi, asgjë nuk kemi. Librat i kemi marrë pa lekë. Kjo është jeta ime me 5 fëmijë, pa punë”, shprehet zonja e shtëpisë me lotë në sy.
Fëmija më i vogël, vetëm 1 vjeç, është i mbuluar nga mizat, pasi e gjithë shtëpia është e mbushur.
Vera kaloi, por ditët e ftohta do të jenë të vështira për familjen Lloga pasi shtëpia në të cilën jetojnë është e hapur në të katër anët, dyert janë të shkatërruara, dritaret janë pa xhama.
“Këto janë kushtet të vështira me 5 fëmijë, pa punë pa asnjë të ardhur. Tani është vakt dreke, nuk e di se cfarë tu jap fëmijëve për tu ngrënë.Sic e shihni nuk kam asgjë, një herë hamë një herë jo. Djali i vogël ka qënë sëmurë një javë, me 40 temperatura, nuk kisha lekë për ta shtruar, më kanë dhënë falas ilace. Ju lutem më ndihmoni, mendoni sikurse për fëmijët tuaj, Ju lutem kush ka mundësi të më ndihmojë të vendos dorën në zemër” rrëfen Sabireja lotët e së cilës nuk kanë të sosur.
Edhe pse shpesh janë bërë kërkesa për ndihmë nga shteti deri tani askush nuk është kujtuar të paktën për një arnim të shtëpisë së kësaj familje. Dimri po afron dhe familja Lloga nuk dihet se si do t’ia dalë…!
[gallery]23942[/gallery]

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO