KAVAJE - Kryetari i Bashkisë së Kavajës Elvis Rroshi ka reaguar ndaj protestës së mbajtur ditën e djeshme nga Partia Demokratike pikërisht në qytetin e Kavajës. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kryebashkiaku Rroshi ka hedhur poshtë akuzat e kreut të PD Lulzim Basha se nuk ka lidhje me qytetin e Kavajës.
Përkundrazi, Rroshi thekson se lidhjet e tij me qytetin e Kavajës janë shumë të forta duke qenë një qytetar i këtij qarku. Madje duke iu drejtuar Bashës, kryebashkiaku shprehet se “kur unë dilja në protestën e parë antikomuniste së bashku me bashkëqytetarët e mi në shesh, ti piqje qofte duke buzëqeshur me servilizëm të huajve në aeroport”.
“Dje, Luli i vogel, gjate pseudoprotestes se bere me njerez te importuar nga Tirana, deklaroi se mes kavajsave dhe Elvis Rroshit nuk ka asnje lidhje. Elvis Rroshi ka lindur, ka ndertuar jeten dhe do vdese ne Kavaje dhe eshte i lidhur me hallet e qytetit me shume se kurre. Lul, kur une dilja ne protesten e pare antikomuniste sebashku me bashkeqytetaret e mi ne shesh, ti piqje qofte duke buzeqeshur me servilizem te huajve ne aeroport, ndaj lidhjen me Kavajen eshte mire mos e diskutojme. Bashkia Kavaje, festoi dje 25- vjetorin e demonstrates antikomuniste sepse ne e shohim te shkuaren si nje mundesi per te reflektuar ne zhvillimin e brezave ne te ardhmen, nderkohe qe ti Lul je i kapur mbas te shkuares si nje mundesi per te te dhene pushtetin qe enderron te kesh. Te sugjeroj te merresh dhe dy muaj me Bashkine e Tiranes se e ke harruar deren e zyres dhe mos na qaj hallin ne, se Kavajen po e ndertojme sebashku me qytetaret.” shkruan Rroshi në Facebook.

Ditën e djeshme Partia Demokratike protestoi në Kavajë, në vijimësi të protestave të organizuara prej saj për të kërkuar dorëheqjen e Kreut të Kuvendit Ilir Meta, pas akuzave të deputetit Tom Doshi.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com