Kryetari i Bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi ka reaguar në rrjetin social “Facebook” ku ka thënë se kështu veprohet vetëm në Kamboxhia dhe se gjyqi ndaj tij është idiot, ndërkohë që ish-kryeministri Sali Berisha duhet dënuar. Ai ka shtuar se, nga Zvicra është dëbuar se ishte pa letra. Ai ka thënë se kanë arrestuar në mes të rrugës pa e pyetur fare dhe se sa i përket gjyqit, ai thotë se, ai është bërë pa asnjë dokument zyrtar, por vetëm me çfarë është shkruar në gazeta dhe thashethemeve politike.

Rroshi ka thënë se në vendin ku është i dënuar, rezulton i pafajshëm dhe i lirë, ndërkohë që në Shqipëri ai burgoset pasi është i lirë Sali Berisha. Sa i përket vetëdeklarimit, kryetari i bashkisë ka vijuar duke thënë se, nuk e ka deklaruar dëbimin nga Zvicra, pasi kështu janë dëbuar mijëra shqiptarë.

Rroshi thekson se ka mbështetjen e Kavajës, ndëkrohë që ka një mesazh edhe për ish-kryeministrin e vendit Sali Berisha. “O Sali Berisha! Ti nuk e merr dot me Kavajën harroje dhe mua Elvis Ervin apo si të duash ti do më kesh përballë për ta treguar sa herë ka votime se Kavaja ty të ka dëbuar përgjithmonë! Edhe sikur ta ndërrosh emrin ti në Kavajë nuk futesh dot më kurrë fitimtar se Kavaja s'ta duron dot erën që s'ta harron kurre!!!”.

Redaksia online
(s.m/shqiptqarja.com)