Rroshi i dënuar për krime seksuale
përjashtohet përjetë nga postet publike

Rroshi i dënuar për krime seksuale<br />përjashtohet përjetë nga postet publike
Elvis Rroshi përjashtohet përjetë nga funksionet shtetërore, pas shkarkimit të tij nga detyra e kryebashkiakut të Kavajës me vendim të KQZ-së, Qeverisë dhe Gjykatës Kushtetuese.
 
Sipas Prokurorisë, Rroshi rezulton i dënuar në Itali për marrëdhënie seksuale me të mitur.
 
Pika 17 e listës së veprave penale të cilat të kufizojnë përjetësisht përfshirjen në funksione publike, nëse prekesh nga ligji i dekriminalizimit.
 
Veprat penale
Lista e veprave penale, dënimi për të cilat ndalon këdo dhe përjetë, nga ushtrimi i funksioneve publike, zgjedhja apo emërimi në to:
 
1.Genocidi
2. Krime kundër njerëzimit
3. Krimet e luftës
4. Vrasja me dashje
5. Vrasja me dashje në lidhje me një krim tjetër
6.Vrasja me paramendim
7.Vrasja për gjakmarrje
8.Vrasja në rrethana të tjera cilësues
9.Vrasja e funksionarëve publikë
10.Vrasja e punonjësve të policisë së shtetit
11.Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare
12.Sigurimi i kushteve dhe mjeteve material për të kryer vrasje
13.Tortura
14.Tortura me pasoja të rënda
15.Plagosja e rëndë me dashjekur ka sjellë si pasojë vdekjen apo e kryer kundër disa personave, ose atyre që janëbashkëshort/bashkëjetues, gjini e afërt/krushqi e afërt
16.Shitblerja e transplanteve
17.Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur
18. Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë metë mitur të moshës 14-18 vjeç
19.Marrëdhenie seksuale me dhunë me të rritura
20.Marrëdhënie homoseksuale me dhunë me të rritur
21.Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur
22.Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me kërcënim me përdorimin e armës
23. Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale duke shpërdoruar detyrën
24. Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona në gjini ose nën kujdestari
25.Vepra të turpshme
26.Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit
27.Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë
28.Zhdukja me forcë
29.Trafikimi i personave të rritur
30.Veprimet që lehtësojnë trafikimin
31.Rrëmbimi i avionëve, anijeve dhe mjeteve të tjera
32.Shfrytëzimi i prostitucionit
33.Trafikimi i të miturve
34.Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën
35.Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit
36.Vjedhja me armë
37. Vjedhja me pasojë vdekjen
38. Trafikimi i mjeteve motorike
39.Skemat mashtruese dhe piramidale
40.Dëmtimi i objekteve mbrojtëse
41.Sigurimi i mjeteve për shkatërrimin e teknikës luftarake
42.Marrja e shpërblimeve
43.Vënia në shërbim të shteteve të huaja
44.Atentati
45.Komploti
46. Kryengritja
47.Thirrjet për armatosje ose marrja pa të drejtë e komandës
48.Thirrjet publike për veprime të dhunshme
49.Krijimi i partive dhe shoqatave antikushtetuese
50. Shpërndarja e krimeve antikushtetuese
51. Vepra me qëllime terroriste
52.Financimi i terrorismit
53.Fshehja e fondeve dhe e pasurive të tjera që financojnë terrorizmin
54.Kryerja e shërbimeve dhe veprimeve me persona të shpallur
55.Rekrutimi i personave për kryerjen e veprave me qëllime terroriste ose të financimit të terrorizmit
56.Stërvitja për kryerjen e veprave me qëllime terroriste
57.Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprimeve me qëllime terroriste
58. Kanosje për kryerjen e veprave me qëllime terroriste
59. Krijimi i turmave të armatosura
60. Prodhimi i armëve luftarake
61.Organizata terroriste
62. Banda e armatosur
63. Trafikimi i armëve dhe i municionit
64. Trafikimi i lëndëve plasëse, djegëse, helmuese, radioaktive
65.Prodhimi dhe shitja e narkotikëve
66.Trafikimi i narkotikëve
67.Organizimi dhe drejtimi i organizatave kriminale
68.Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale
69. Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë
70. Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë
71. Organizata kriminale
72.Grupi i strukturuar kriminal
73.Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal
 
Vepra të tjera
 1.Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike
2. Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë
3. Shpërdorimi i detyrës
4. Dhënia në kundërshtim me ligjin e pensioneve ose të ardhurave të tjera nga sigurimet shoqërore
5.Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike
6.Korrupsini pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë.\

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja