Rroshi, PD: Do kthehet në zyrë
i dënuari për përdhunim dhe drogë

Rroshi, PD: Do kthehet në zyrë<br />i dënuari për përdhunim dhe drogë
Partia Demokratike ka reaguar sot pas deklaratave të kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Rroshi i cili tërhoqi dorëheqjen dhe ish deputetit socialist, Arben Ndoka i cili hodhi akuza në drejtim të kryedemokratit Lulzim Basha. Në një reagim për mediat, duke iu referuar "rikthimit" të Rroshit, PD thotë se do kthehet në zyrë i dënuari për përdhunim dhe trafik droge.  
 
"Rroshi njofton se nuk e quan dorëheqjen, njofton se do kthehet në zyrën e tij, pasi u arratis për 3 ditë kur u zbulua vendimi i gjykatës italiane. Do kthehem thotë i dënuari për përdhunim, i dënuar edhe në Zvicër për drogë, edhe pse kur i plasi bomba në dorë Edi Rama e quajti të përfunduar shërbimin e tij", thuhet në reagimin e PD.

Sa i takon Arben Ndokës, PD thotë se po kërcënon opozitën e ka përveshur mëngët kriminale për votën e zgjedhjeve që po vijnë.
 
Deklarata e plotë e PD
 

Sonte në të ngrysur, Edi Rama ka lëshuar nga zinxhirët dy prej banditëve të tij të racës, Elvis Rroshin dhe Arben Ndokën, të dy të dënuar në Itali, njëri për përdhunim, tjetri për trafik prostitucioni dhe rrëmbim personi, dhe i ka hedhur në sulm kundër opozitës, kundër Partisë Demokratike.
 
Rroshi njofton se nuk e quan dorëheqjen, njofton se do kthehet në zyrën e tij, pasi u arratis për 3 ditë kur u zbulua vendimi i gjykatës italiane. Do kthehem thotë i dënuari për përdhunim, i dënuar edhe në Zvicër për drogë, edhe pse kur i plasi bomba në dorë Edi Rama e quajti të përfunduar shërbimin e tij.
Do kthehem thotë edhe Arben Ndoka, i cili kërcënon opozitën dhe thotë se ka përveshur mëngët e tij kriminale për votën e zgjedhjeve që po vijnë. E përmendi Departamenti Amerikan i Shtetit, si turp që ai ishte deputet, por njeriu që Rama i ka besuar PS-në e Lezhës, thotë se po kthehet.
Sigurisht këta janë zëri i Edi Ramës, janë grahmat e tij të fundit, klithmat e një pushteti që po jep shpirt, sepse krimi dhe Shqipëria nuk do të rrinë më bashkë.
Ta harrojë Rama se do të pengojë dekriminalizimin, se do të prekë votën, duke zgjidhur nga zinxhirët këta banditë rrace. Ai ka mbetur vetëm, fillikat, dhe rrethohet vetëm nga këta trafikantë, tutorë e vrasës. Ka gjithë popullin përballë.​

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kapet një sasi e madhe e armëve të ftohta në Prishtinë

Kapet një sasi e madhe e armëve të ftohta në Prishtinë