Tre anëtarë të një familje janë plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik në rrugën Milot-Rrëshen.
Aksidenti ka ndodhur mesditën e së dielës, kur furgoni është përplasur me bordurat mbrojtëse të rrugës në afërsi të Rrubikut.
Të plagosurit janë dërguar në spital për mjekim ndërkohë që efektivët e policisë së Mirditës kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet.

Përplasja ka qenë e fortë, duke bërë që mjeti të kaperdihet në anë të rruges. Për pasojë kanë mbetur të plagosur tre personat të cilët udhetonin në të dy gra dhe një burrë. Ata janë dërguar menjëherë në spitalin e Rrëshenit për të marrë ndihmen e parë mjekësore, ndërsa bëhet e ditur se tre të plagosurit ndodhen jashtë rreziku për jeten.
Policia rrugore e cila ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes bëri të ditur se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia me të cilen po lëvizte drejtuesi i furgonit çka ka bërë që të humbasë kontrollin e mjtetit dhe të përplaset me bordurën anësore të rruges.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com