Merkato e verës ka nisur me një tronditje të madhe te Milan. Kjo pasi në një takim të rrufeshëm ditën e hënë drejtuesit e Red Bird i kanë komunikuar drejtorit teknik Paolo Maldini dhe drejtorit sportiv Frederic Massara largimin nga klubi.
Kjo ka qenë si një bombë jo vetëm për tifozët e Milanit, por edhe për lojtarët. Madje disa shtylla të ekipit si portieri Maignan, Theo Hernandez dhe Rafael Leao nuk e kanë lënë më kaq, por kanë kërkuar shpjegime dhe qartësi për projektin, duke qenë se Paolo Maldini dhe Massara kishin bërë gati edhe afrimet në merkaton e verës.
RedBird është e pakënaqur me punën dhe sidomos blerjet e verës së kaluar ku përfshihet edhe investimi 35 mln euro për Charls de Keteleare, ndaj është vendosur që të zëvendësohet Maldini me Giogio Furlanin si CEO i klubit, ndërsa vendin e Massara-s do ta marrë Geoffrey Moncada, aktualisht shefi i skuatëve.
Pas këtyre lëvizjeve të befasishme edhe trajneri Pioli është vënë në diskutim, por mënjeherë ky i fundit ka qartësuar pozitat duke garantuar se do vijojë të drejtojë ‘djallin’, duke qenë se ka edhe dy vite kontratë. Megjithatë lojtarë si Camada dhe Loftus-Cheek, të cilët thuhet se ishin shumë pranë Milanit, tani duhet të presin nëse pëlqehen apo jo nga drejtuesit e rinj për t’u veshur kuqezi, ndërsa Brahim Diaz me 100% do kalojë te Reali i Madridit.
Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Kërcënimet nga krimi, a duhet forcuar mbrojtja e prokurorëve e gjyqtarëve?
-
Po
78.1%
-
Jo
16.6%
-
Nuk e di
5.3%
Vota total: 2471
Lajme të tjera
-
'Humbja në derbi na shkundi', Stefano Pioli: Juventusi favorit për titullin
29 Shtator, 16:39
-
Serie A/ Milani fiton me përmbysje kundër Cagliarit në transfertë, Atalanta e Gjimshitit i falet një goli për tri pikët
27 Shtator, 20:44
-
GOLAT/ Milan harron Interin dhe mposht Veronën mes rebeshit, Juventusi turpërohet nga Sassuolo! Lazio 'ngec' në shtëpi (Renditja)
23 Shtator, 22:53
-
Topi ngec mes shiut në 'San Siro', merret vendimi për fatet e Milan - Verona
23 Shtator, 15:18
-
Formacioni më i mirë në Champions League për javën e parë
21 Shtator, 18:37
-
GOLAT/ Interi lë me 'pasoja' Milanin, kuqezinjtë ngecin edhe në Champions League! Fitojnë Barcelona, City dhe PSG! Enea Jorgji arbitër kryesor
19 Shtator, 23:00
-
Nis sonte magjia e Champions-it, Milani pret ‘sheikët’ e Newcastle! Në fushë Muja e Hysaj, për herë të parë arbitra shqiptarë
19 Shtator, 11:26
-
Humbja në derbi, Stefano Pioli kërkon përgjigje ndaj Newcastle: Ia kemi borxh tifozëve, ta harrojmë Interin
18 Shtator, 16:10
-
GOLAT/ Interi 'shuplakë' Milanit në derbi, zikaltërit kryesojnë Serinë A! Juventusi mposht Lazion, Genoa ndal Napolin
16 Shtator, 22:51
-
Një vit pa fitore, Stefano Pioli para derbit: E kaluara s'ka rëndësi, Kjaer është gati
15 Shtator, 14:37
-
Nesër Inter - Milan, 15 kuriozitetet dhe statistikat që nuk i dinit për derbin e 'Madonninës'
15 Shtator, 12:18
-
Shkëlqimi me Kombëtaren, Kristjan Asllani kërkon 'kokën' e Milanit: Kam besim se fitojmë në derbi
12 Shtator, 16:15