Rrufeja godet banesën në Berat, digjet shtëpia

Një shtëpi dy-katëshe është djegur pasi u godit nga rrufeja sot në Drenovicë, Berat.

Rrufeja ka rënë në çatinë e banesës duke djegur katin e dytë. Në momentin e rënies së zjarrit në banesës e dy vëllezërve Gramoz dhe Ferdinand Golemi, familjarët dhe fëmijët ndodheshin në katin e parë. Fqinjët u kanë ardhur menjëherë në ndihmë banorëve, duke i ndihmuar të dalin nga shtëpia. Asnjë prej banorëve nuk është lënduar, ndërsa shtëpia ka pësuar dëme të mëdha.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikësit e bashkisë e Dimal, ku kanë shuar plotësisht flakët.

D.GJ/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës