Tejet e amortizuar, me gropa dhe e mbytur në të dyja anët mbeturinat. Me një gjatësi 7 km, kjo është situata në aksin rrugor që lidh fshatin Adriatik të Kurbinit me autostradën Milot-Thumanë.
Degradimi dhe mungesa e investimeve në infrastrukturë në këtë segment rrugor është kthyer prej vitesh në shqetësim madhor për drejtuesit e automjeteve dhe banorët e zonës.
‘Plehna sa të duash, gropa sa të duash ma skandal s’ka kudn mo. Taksat i paguajmë, rrugë s’ka. E shtruan pak vetëm për arsye të fushatës, vetëm 200 metër po përse nuk e çuan deri në fund ato, po e lenë gropa-gropa vendin’- u shpreh një banor.
‘Shumë shqetësuese është me thënë të drejtën, papastërtinë ka. Kalamajt kanë probleme për shkak të mbeturinave, ernat e plehrave. Familjarët janë të pandërgjegjshëm dikush i hedh në kosh, dikush nuk i hedh. Në temperatura të larta edhe shtëpiat janë shumë afër këtu.’- tha një banor.
Ata akuzojnë pushtetin vendor dhe qendror për mungese vëmendje ndaj kësaj zone.
‘Gjendja e rrugës është shumë e keqe. S’ka asnjë pastrim dhe s’ka as energji elektrike. Fshat i harruar. Gjendja këtu, nuk ve dorë shteti. Votën kujt t’ia japim? Votën ja kemi dhënë njëherë njërit, njëherë tjetrit. Këtu nuk ka shtet.’- tha një banor.
Segmenti rrugor prej 7 km i rrugës së Adriatikut është rehabilituar në vitin 2011, por cilësia e dobët e punimeve bëri që të dëmtohet brenda një kohe të shpejtë, duke penalizuar bujqësinë dhe turizmin në këtë zonë.
M.Q./LR/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
30.3%
-
Jo
63%
-
Nuk e di
6.7%
Vota total: 525
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dy makina përplasen në aksin Lezhë-Shkodër, plagosen tre persona
25 Janar, 10:12
-
‘Riaktivizohet’ marrëveshja me Italinë, anija 'Cassiopea' pritet të sjellë emigrantët më 27 janar në Shëngjin
25 Janar, 08:48
-
Riaktivizohet marrëveshja Itali-Shqipëri! Anija 'Cassiopea' gati për të sjellë emigrantë në Shëngjin
24 Janar, 15:56
-
Dekreti i Presidentit, Trump shqetëson afganët në Shëngjin: Pa Amerikën e ardhmja jonë është në rrezik
24 Janar, 15:43
-
Arrestohet në Fushë-Arrëz 29-vjeçari i akuzuar për shitje narkotikësh, kërkohej prej korrikut pasi theu arrestin shtëpiak (EMRI)
23 Janar, 20:35
-
Rruga me gropa në Raboshtë të Lezhës, banorët: I lamë lekët në servis për amortizatorët e makinave
23 Janar, 14:15
-
‘Nuk çojmë dot të sëmurët në spital’, banorët e Varibopës ngrihen në protestë: Rrugën e dëmtoi Ujësjellësi! Bashkia e Fierit: Do ta asfaltojmë
22 Janar, 15:38
-
Me shpejtësi të lartë dhe parakalime të gabuara, Rrugorja e Lezhës: 2053 gjoba gjatë janarit, 8 shoferë në pranga
22 Janar, 11:25
-
Lezhë/ Vodhën para në një berberhane duke thyer xhamat, kapen dy të miturit! 17-vjeçarit i gjendet edhe një dorezë metalike
22 Janar, 10:33
-
Aksident në aksin Lezhë- Shkodër, përplasen 2 automjete, plagoset njëra prej shofereve
22 Janar, 10:09
-
Trafiku i rënduar në Durrës, Bashkia kufizon hyrjen në qytet të furgonëve që shpërndajnë mallra
21 Janar, 13:14
-
Mirditë/ Kanosi me thikë pronarin e një lokali dhe kundërshtoi efektivin, vihet në pranga 37-vjeçari
21 Janar, 11:46