TIRANE - Qeveria shqiptare do t’i japë kompanisë shtetërore kineze ndërtimin e Rrugës së Arbrit. Gjatë prezantimit te projektligjit nga dy ministrat ai i Financave dhe i Transportit një nen i marrëveshjes koncesionare që sqaron se do te negociohet nga qeveria dhe nuk do të bëhet me tender publik ka shkaktuar debate ne komisionin e ekonomisë.
 
Komisioni i ekonomisë është përfshirë nga debate lidhur me kontratën që qeveria shqiptare do të lidhe me kompaninë China State Construcion për ndërtimin 27 km në Rrugën e Arbrit. Kjo kontratë do të negociohet nga qeveria pa tender publik gjë që sipas anëtarëve të Komisionit të Ekonomisë shkel konkurrencën e lirë ndërsa buxheti i shtetit detyrohet të paguajë para çdo vit, nëse kompania nuk nxjerr fitimin e saj nga vlera e investimit.

Ministri i Financave Shkëlqim Cani dhe ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto të pranishëm në këtë seancë në komision konfirmuan se negociatat do të bëhen vetëm përmes një grupi ndërministror dhe firmës kineze.

Erjon Braçe: Eshtë ligjore nxjerrja jashtë për etikën e ligjit për koncensionet kjo që po bëjmë apo jo?

Ju jeni për miratim në kuvend se fjala miratim do të thotë se do të ndryshojë këtë projekt

Eshtë e vertetë që në fund të periudhës së koncensionit, kompania do të largohet nga Shqipëria më një vlerë 4-5 fishin e vlerës së investuar pra të këtij 300 milionëshi që po hedh për të marrë 1.2 deri ne 1.5 miliard nesër.


Shkëlqim Cani: Ne nuk mund të flasim për shifra konkrete sepse është një fazë paraprake a janë bërë llogaritje, a janë marrë parasysh faktorë të ndryshëm. A është marrë parasysh të përfshihet brenda tavanese të borxhit të tavanëve të buxhetit .

Edmond Haxhinastro: Kanë vlera të ndryshme për kilometer, pasi edhe vështërsia e punimeve është krejtësisht tjetër

Nënkryetari i këtij komisioni Ridvan Bode i cili në qeverinë Berisha ka mbajtur postin e Ministrit së Financave e konsideroi këtë koncesion si një humbje të parave të buxhetit të shtetit ndërsa shtoi se e njëjta ofertë nga kjo firmë ka ardhur edhe kur qeverinë e drejtonte Berisha, por që nuk u pranua asokohe.

Ridvan Bode: Me dy përqind dhe 3 përqind mund të marrësh kredi në tregjet financiare dhe pastaj lind pyetja pse nuk marrim një kredi me afat shlyerje 15 apo 20 vjet pak a shumë sa na japin kinezet dhe t’i nënshtrohemi garës që të ulim vlerën dhe të paguajmë normat e interesit bankar.

Projektligji për marrëveshjen koncesionare mes qeverise shqiptare dhe kompanisë kineze për Rrugën e Arbrit ka marrë miratimin në parim të Komisionit të Ligjeve.
 
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)