Rruga e ‘Arbrit’ kthen Dibrën në atraksion turistik! Udhëtim në zemër të Korabit, majës më të lartë në Ballkan

Rruga e “Arbrit” e ka kthyer Dibrën një atraksion turistik, jo më larg se tre orë nga Tirana. Udhëtimi nëpër rrugën gjarpërushe që kalon anës Burrelit, Klosit e Bulqizës, ofron një peisazh magjepës, ku e gjelbërta ndërthuret me të artën e vjeshtës, ndërsa lumi mat të shoqëron me ritmin e tij të qetë, duke i lënë vendin më tutje maleve madhështore, që janë një skalitje e karakterit të fortë e të vendosur të Dibranit.

Peshkopia, na mirëpret me qendrën e saj të rilindur. “Skënderbeu” si vigan e malet përreth janë mburoja e historisë që mbart qyteti...

“Jemi në zemër të Dibrës, në Peshkopi, qytetin nga ku jeta ka lindur 6000 p.e.s. Udhëtimi u karakterizua nga e gjelbërta, ndërsa vjeshta kishte nisur të pikturonte ngjyrat e saj.  Rrugëtimi ynë nuk ndalet këtu, tashmë do të nisemi për Rapdisht...”

Për të shkuar në Rabdisht , ose  te fshati i gurtë, të duhet të kalosh mes për mes Luginës së Shërimit, apo siç njihet “Përroi i llixhave”, sepse gjendet dhe një prej hidromonumenteve natyrore më të rëndësishme të Peshkopisë. Rrugës është edhe mulliri... Në fshat na pret Sabriu, operator turistik i zonës.

"Jemi afër një mulliri të vjetër që ka funksionuar më parë dhe gjithë fshatrat rrotull bënin bukën me misrin. E bluanin vetë dhe bënin bukën", tha banori i zonës.

Segmenti rrugor prej 30 minutash mund të përshkohet në këmbë ose vetëm përmes makinave të larta.

Fshati me kalldrëm, me histori të gdhendur në çdo shtëpi e qoshe të tij, shfrytëzon vjeshtën për t’u përgatitur për dimrin e ftohtë. Dikush mblidhte dru, dikush korrte prodhimin, zona njihet për patate, misër, por dhe për bimë medicinale, por edhe mjalti nuk mungon...

"Ka 25 vite që merrem me bletari. Nuk kemi ndonjë prodhim të madh, por mirë se në fshatin tonë ka shumë lule dhe bimë medicinale. Prodhohet mjalt me cilësi të lartë dhe për cdo sëmundje se i ka të gjitha lulet e lëngjet që përdoren për mjekësi. Të gjithë mjaltin e marrin njerëzit këtu, shumica është me porosi. Nuk kemi dalë në treg. Ne shtesat nuk i bëjmë vetë, por kur shtojnë natyralisht. Sa shtohen vetë, i fusim nëpër koshere. Fillimisht kam blerë 2 koshere", tha Mediha Shahini.

Rrugicat e vogla me kalldrëm të ngjisin drejt majave më të larta të krahinës, ndërsa dielli nis të fshihet pas maleve. Udhëtimi jonë arrin drejt fundit... Pamje me uzike zbritje dhe ne fund mbyllet pjesa e parë, dita e parë me çatinë me tym dhe diellin duke perënduar...

Dita 2

Nisemi për në zemër të Korabit, në bjeshkët e saj, Gramë. Makinat e larta janë domosdoshmëri. Rruga tatëpjetë duket si një ngjitje pa fund drejt zotave, që shohin qytezën e vogël disa mi vjeçare prej nga pika më e lartë e Ballkanit.

Edhe piktori me fantazin më të hollë apo të më të “çmendurën”, do ta kishte të vështirë të rrëfente përmes ngjyrave peisazhin që nëna natyrë kishte ngjizur dhe që dora e njeriut ende s’kishte nisur ta dëmtonte...

“Këtu ndodhemi te liqeni i Zanave, janë bjeshkët e Korabit. Mund të jemi rreth 2500 metra lartësi. Shtegu që është andej të çon te maja e Korabit. Nga këtu varion 2 orë e gjysmë deri në 3 orë”, tha Renato Rori, operator i zonës.

Fjalët janë të tepërta, bukuria e këtyre viseve vetëm sa duhet shijuar, duke shquar çdo detaje. Lëndia e gjelbërt, ishte një oaz, prej nga ku bota e zhurmshme e qytetit dukej sikur nuk kishte ekzistuar asnjëherë. Çdo hap një magji... Por edhe njerëzit me aktet e tyre mund të ndihmojnë magjinë të ngreh shtat...Kështu nisi dhe mbjellja e 30 pishave...

I zoti i shtëpisë na mirëpret me gatime tradicionale, ndërsa na rrëfen dhe takimin me çekët... 

“Vijnë turistë shpesh, shqiptarë e të huaj. Vijnë gjermanë, polakë e amerikanë. Ushqimin e kanë pëlqyer dhe çekët na kanë ftuar në Çeki”, tha pronari i Hanit, Emriz Pata.

/S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan