DIBËR - Një aksident i ndodhur sot pasdite në Rrugën e Arbrit, pranë Bulqizës, ka shkaktuar pesë të plagosur, njëri prej të cilëve, në gjëndje të rëndë. Ka qenë ora 16.00, kur dy furgonë, njëri me pasagjerë dhe tjetri me mallra, janë përplasur me njëri-tjetrin, duke rrezikuar jetën e udhëtarëve.
Policia dhe ambulancat kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, duke çuar të dëmtuarit në spitalin e Bulqizës, ku i janë nënshtruar mjekimeve. Por, sipas policisë lokale, drejtuesi i furgonit të udhëtarëve, Klodian Nuredini, i cili kishte marrë plagë të rënda, është nisur me helikopter nga Bulqiza, drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë, ku ndodhet në gjëndje të rëndë.
Të dy furgonat ishin me drejtues nga Bulqiza, ndërsa njëri ishte taksi në linjën Peshkopi-Tiranë. Ndërkaq, policia ka nisur hetimet për ngjarjen, ndërsa ka shoqëruar për të marrë në pyetje drejtuesin e furgonit tjetër dhe pasagjerët që kanë shpëtuar pa dëmtime.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com