Rruga e Freskut, 1 muaj pas
asfaltimit mbushet me gropa

Rruga e Freskut, 1 muaj pas<br />asfaltimit mbushet me gropa
TIRANE- Një tjetër rruge elektorale i del asfalti, pas zgjedhjeve të 23 qershorit. Bëhet fjalë për rrugën e Freskut, që vetëm një muaj pas inagurimit është mbushur sërish me gropa. Qytetarët tashmë janë mësuar se kjo rrugë është e shkatërruar dhe ndoshta nuk e dinë nëse ndonjëherë do të mund të kalojnë në një segment me standarde normale.

Ajo që ndodh prej vitesh në këtë segment rrugor me gjatësi rreth 100 m, është kthyer në tallje me qytetarët. Komuna Dajt herë pas here hedh zhavor për mbulimin e gropave, që pa kaluar java të ofrojnë sërish të njëjtën pamje.

Megjithëse pozita gjeografike u mundëson qytetarëve të Tiranës që për një kohë të shkurtër të jenë në Malin e Dajtit dhe të shijojnë gjelbërimin e tij gjatë stinës së verës apo dëborën gjatë Dimrit, institucionet shqiptare janë të vetmet që vendosin dorë për të stepur turistët.

Një konflikt politik mes Drejtorisë së Rrugëve dhe Komunës Dajt është kthyer në stres konstant për banorët e kësaj zone më të re të kryeqytetit, bizneseve anës rrugës si dhe pushuesve që duan të kalojnë një fundjavë në Parkun Kombëtar të Dajtit.

Shkrimi u botua sot në gazetën "Shqiptarja.com" (print) 30.07.2013
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Shorti/ Formati i ri i Europa dhe Conference League, 72 skuadrat mësojnë rivalët

Shorti/ Formati i ri i Europa dhe Conference League, 72 skuadrat mësojnë rivalët