KUKËS - Katër vjet pas përfundimit të autostradës Kukës – Morinë, kanë nisur punimet për dublimin e urave ekzistuese. Në vitin 2009 u ndërtuan urat me 2 kalime, nga katër që kishte parashikuar projekti për shkak të mungesës së fondeve.
Ngushtimi i autostradës në pjesët e urave ishte problem për drejtuesit e automjeteve, si dhe burim i një numri të madh aksidentesh. Me një fond prej 350 milionë lekësh të akorduara nga qeveria shqiptare, pritet të ndërhyet në 7 urat e aksit 17 km të gjatë, nga qyteti i Kukësit deri në pikën e kalimit kufitar në Morinë.
Punimet për dublimin e urave në rrugën Kukës - Morinë pritet të përfundojnë në muajin nëntor të këtij viti.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (26.04.2013)
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com