MIRDITË - Aksident me disa të plagosur regjistrohet sot në mbrëmje në Rrugën e Kombit në afërsit të Fanit në Mirditë.
 
Një furgon pasagjerësh i llojit Benz Sprinter është goditur nga një makinë tjetër, tip kamionçinë, edhe ajo Benz.
 
Nga përplasja fatmirësisht nuk ka pasur të plagosur. Pasagjerët pas përplasjes kanë hipur në automjete të tjera dhe kanë vazhduar rrugën.
 
Nga përplasja furgoni Benz ka çarë hekurat mbrojtës që ndodhen në mes të rrugës. Nga aksidenti është vështirësuar qarkullimi në këtë pjesë rruge.

Furgoni me pasagjerë ishte nisur nga Bajram Curri në drejtim të Tiranës.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)