KUKES- Një kosovar humbi jetën në orët e para të mëngjesit të sotëm, kur autoboti me naftë të cilën e drejtonte doli nga rruga në aksin rrugor Kukës- Kalimash.
Aksidenti ndodhi në vendin e quajtur Kolsh, aty ku 5 ditë më parë u shënua një tjetër aksident tragjik që i mori jetën 3 personave ndërsa 3 të tjerë u plagosën.
Aksidenti ndodhi rreth orës 02:00 të 29 dhjetorit. Korrespondenti i Tv A1 Report, Bekim Lekica informon se nga të dhënat e para hetimore mendohet se Lutfi Topojani, 42 vjeç nga Kosova ka qenë duke drejtuar me shpejtësi autobotin me naftë, me targa kosovare RKS 06 893 –AF. Kur ka parë që mungonte trafikëndarësja,e cila ishte shkatërruar nga aksidenti i 24 dhjetorit, ka mënduar ta marrë kthesen e gjërë, por më vonë ka kuptuar se ndodhet në korsinë e gabuar të autostradës dhe është munduar ta rikthejë sërisht mjetin në korsin e tij, por manovra ka rezultuar fatale për 42 vjeçarin, pasi autoboti është përmbysur nga ngarkesa e madhe si dhe nga shpejtësia dhe ka rrëshqitur për afro 200 metra duke shkatërrua edhe një pjesë të trafikëndarëses dhe më pas është përplasur në faqen e malit.
Përplasja e automjetit shkaktoi vdekjen e menjëhershme të drejtuesit të saj,ndërsa sipas policis mësohet se në mjet nuk ka patur përsona të tjerë që udhëtonin.
DERDHEN 40 TON NAFTE, MBYLLET PERKOHESISHT AKSI KUKES- KALIMASH
Gazetari Bekim Lekica raporton nga vendngjarja se "Në vendin e aksidentit janë derdhur 40 ton naftë që gjendeshin në autobot. Për shkak të përzierjes së naftës me çimenton e thatë që ishte derdhur nga autoboti i aksidentit të parë, lëvizja e mjeteve në këtë korsi është e pa mundur.” (Në aksidentin e ndodhur më 24 dhjetor u përplas një kamion i ngarkuar me çimento dhe një fuoristradë).
Në lidhje me këtë situate policia rrugore ka bllokuar njërën korsi të autostradës duke kaluar trafikun e lëvizjes së mjeteve në segmentin e vjetër të rrugës, çka do të thotë 10 km rrugë më shumë për të lëvizur drejt Kukësit dhe anasjelltas.
Për 5 ditë në Rrugën e Kombit mbeten të vdekur në në të njëjtin vendin, në fshatin Kolsh, 4 persona. Më 24 dhjetor në afërsi të fshatit Kolsh, një kamion që udhëtonte në drejtim të qytetit të Kukësit humbi kontrollin duke dalë në anën e kundërt të rrugës, goditi fillimisht bordurat e rrugës e më pas automjetin tip fouristrade.
(rd/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO/Aksident tragjik në Kukës, 3 të vdekur dhe 2 të plagosur