Rruga e Lumit, Rama batutë:Do
shpëtoj nga vlonjatët se ma nxinë 
''Komplimenta kryebashkiakut të PD-së''

Rruga e Lumit, Rama batutë:Do<br />shpëtoj nga vlonjatët se ma nxinë <br />''Komplimenta kryebashkiakut të PD-së''
VLORË-“Gjithcka për të ndërtuar dhe rindërtuar në një territor që është lënë kaq shumë pas dore e dëmtuar ndër vite. Kjo ceremoni ia vlen dhe për një arsye tjetër, që të shpëtoj dhe unë nga vlonjatet që më kanë nxirë jetën në Facebook”.

Keshtu u shpreh sot Kryeministri i vendit Edi Rama nga Vlorë, ku ka inspektuar punimet për projektin e rehabilitimit të lumit të Vlorës.

Rama i ka kërkuar vlonjatëve të bëjnë durim, pasi ky projekt sipas kryeministrit do të realizohet shumë shpejt. Kreu i qeverisë ka deklaruar se ky aks do i hapë rrugë zhvillimit ekonomik, social dhe turistik.
 
“Jam shumë i vetëdijshëm për pakënaqësirat, për mërzitjen, për lodhjen, për padurimin e njerëzve në Vlorë që lidhet me shumë vite pritje. Edhe për këtë projekt është pritur kaq shumë vite, ndonëse u është premtuar pafund. Por mos harrojmë se nuk mund të bëjmë në 3 e pak vite, atë që u dëmtua për kaq shumë vite. Po punojmë për të rindërtuar një zonë e një territor që kaq shumë është lënë pas dore, dhe kaq shumë është dëmtuar në vite. I gjithë qarku i Vlorës është një nga zonat që po bëhen investime që nuk janë bërë në 25 vite të marra së bashku. Sigurisht që ka ende shumë punë për të bërë, por ju siguroj, se transformimi që po bëjmë të mundur përmes këtyre projekteve në Vlorë do të sjellë një transformim të rëndësishëm ekonom-social për të gjithë familjet që jetojnë në këtë zonë. Por kjo do ndikojë edhe në gjithë vendin, pasi kjo zonë është e lidhur me turizmin”, tha kryeministri Rama.
 
Kryeministri edhe gjatë këtij inspektimi, nuk i munguar batutat. Ai ka uruar kreun e Bashkisë së Selenicës, i cili vjen nga radhët e Partisë Demokratike.

Rama tha se edhe pse e kemi me Partinë Demokratike, e kemi ''njeri të punës''. Në fund të fjalimit të tij Rama deklaroi së në këtë zonë partia jonë është Vlora.
 
''Edhe një gjë tjetër në fund, fare fare. Dua t’i uroj ditëlindjen kryetarit të Bashkisë së Selenicës. E kemi me Partinë Demokratike, po e kemi të punës. Apo s’je me Partinë Demokratike? Nejse, Partia Demokratike e ka mbështetur në zgjedhje. Ne këtu jemi, gati jemi. Realisht, ia uroj me gjithë zemër ditëlindjen. Se socialist e se demokrat, këtu në këtë zonë partia jonë është Vlora'',-u shpreh Rama. 

Ndërsa Kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli u shpreh se, “reforma territoriale është një arritje e madhe e qeverisë shqiptare, e cila na bën të jetojmë në territore të mëdha së bashku dhe të mund të bëjmë projekte të tilla si ky i rrugës së lumit të Vlorës”.

Redaksia Online
d.b/XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Pamje dramatike/ Stuhitë e shiut përmbytin ishujt Majorca në Spanjë, evakuohen banorët (VIDEO)

Pamje dramatike/ Stuhitë e shiut përmbytin ishujt Majorca në Spanjë, evakuohen banorët (VIDEO)