'Rruga e re e Mëndafshit', Perëndimi lë pas Kinën, investon 290 miliardë dollarë

'Rruga e re e Mëndafshit', Perëndimi lë pas Kinën, investon 290 miliardë dollarë

Perëndimi nuk ka pse të ndjehet inferior përballë iniciativës së re kineze të infrastrukturës, e njohur si "Rruga e re e Mëndafshit". Ky është rezultati i një studimi krahasues të lëvrimeve financiare perëndimore dhe atyre kineze në 25 vendet investimmarrëse në Azinë Qendrore, Afrikë dhe Europën Lindore të "Rrugës së re të Mëndafshit", të prezantuar nga fondacioni gjerman Bertelsmann. Sipas autorit të studimit, Bernhard Bartsch, "perëndimi e shet nën vlerë angazhimin e tij".

Investime të njëjta

Sipas studimit nga vendet perëndimore kanë rrjedhur afër 290 miliardë dollarë (263 miliardë euro) në vitet 2013-2017 në vendet e "Rrugës së Mëndafshit". Kurse nga Kina kanë ardhur në këtë periudhë afër 285 miliardë dollarë investime. Studiuesit kanë marrë në shqyrtim 25 vende në Azinë Qendrore, Afrikën dhe Europën Lindore. Si vende donatore perëndimore konsiderohen vendet e BE, SHBA dhe Kanadaja.

Analiza tregon, se për 16 nga 25 vendet e shqyrtuara, livrimet financiare nga vendet perëndimore janë më të rëndësishme se ato nga Kina. Vetëm për pesë vende Kina është partner më i rëndësishëm, sidomos për Pakistanin, Kazakistanin dhe Laosin.

Shqipëria renditet në këtë studim, si vend që kryesisht lëvrimet financare i vijnë nga Perëndimi, kurse tek Serbia megjithëse një pjesë e mirë e donacioneve vijnë nga Perëndimi, ato kineze zenë një vend të rëndësishëm.

Fondacioni Bertelsmann e këshillon BE "të paraqitet më me vetëbesim si partner në vendet në tranzicion". BE nuk ka nevojë të qëndrojë në "pozicione të kundërta me Kinën", por të kujtojë qëllimet e njëjta dhe të mbledhë partnerët në këto rajone, thuhet në studim.

"Rruga e re e Mëndafshit" u lançua në vitin 2013 nga presidenti kinez, Xi Jinping dhe synon rigjallërimin e itinerarit të dikurshëm historik, mes hapësirës së Mesdheut dhe Azisë Lindore duke ngritur rrjete të reja tregtare dhe qarkullimi mes kontinenteve. Kina financon një sërë portesh të reja, linja hekurudhore, rrugë, parqe industrialë në Azi, Afrikë dhe Europë. Pekini kërkon me këtë të krijojë tregje të reja. Sipas ekspertit të fondacionit Bertelsmann, Bartsch kjo iniciativë e Kinës "duhet të jetë shtysë, që të angazhohet më shumë në vendet në tranzicion." Sepse matur me fuqinë ekonomike, angazhimi kinez është 3,7 herë më i madh se ai perëndimor.

 

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave