Rruga e Shishtavecit e amortizuar, shoferët: Po hasim vështirësi të mëdha, paguajmë taksa
Rruga Shishtavec-Kukës ka mbetur nën mëshirën e fatit, pasi në të gjithë gjatësinë e saj ka probleme të shumta, si gropa dhe rrëshqitje të mëdha, të cilat herë pas here bllokojnë rrugën për orë të tëra
Rruga Shishtavec-Kukës ka mbetur nën mëshirën e fatit, pasi në të gjithë gjatësinë e saj ka probleme të shumta, si gropa dhe rrëshqitje të mëdha, të cilat herë pas here bllokojnë rrugën për orë të tëra.
Firmës që mirëmbante rrugën i ka kaluar afati, ndërsa që prej dhjetorit, banorët e zonës së Shishtavecit ecin me frikë nga të papriturat që hasin në këtë aks rrugor.
Rruga Kukës-Shishtavec ka kushtuar rreth 28 milionë dollarë, por ajo ka mbetur në mëshirë të fatit. Gropa të mëdha, muret mbrojtëse nga rënia e gurëve, por edhe shembjet që janë bërë në mjaft pjesë të saj, e kanë kthyer këtë aks rrugor të paqëndrueshëm dhe të rrezikshëm për drejtuesit e automjeteve.
Ndërkohë, shkarja masive e inerteve, gurëve e dherave mbushin rrugën thuajse në të gjithë gjatësinë e saj. Drejtuesit e mjeteve që përshkojnë këtë rrugë thonë se po hasin vështirësi të mëdha.
Rruga është dëmtuar shumë, tani nga lagështia është bërë shumë e rrezikshme. Vështirësi ka shumë, por nuk di se ca mund të bëni ju për këtë vështirësi që ka rruga. Kompania që ishte për pastrim iku fare. Është gjynah se ne paguajmë dhe taksa.
Shoferët
Segmentit të parë prej 11 kilometrash që ishte me sipërmarrje për mirëmbajtjen e saj, i ka përfunduar kontrata prej më shume se dy muajsh dhe ajo nuk pastrohet që në dhjetor të vitit të kaluar. Rruga Kukës-Shishtavec, lidh më shumë se 14 mijë banorë të Shishtavecit,Topojanit e Zapodit me 16 fshatra që kanë këto njësi.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
42.2%
-
Jo
49.9%
-
Jam i/e dyzuar
7.9%
Vota total: 2192
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dimri i vërtetë ka mbërritur! Orteqet e borës izolojnë Iballën në Fushë-Arrëz, prifti mbetet në rrugë! Vështirësi dhe në Shishtavec e Theth
26 Dhjetor 2024, 15:43
-
'Erdhi' dimri, bora e parë në Pukë, Fushë-Arrëz, Librazhd dhe Shishtavec të Kukësit! Pamje nga zonat malore veshur me petkun e bardhë
15 Nëntor 2024, 15:07
-
Kukës/ Shuhet zjarri në kullotat e Shishtavecit, u angazhuan 100 forca zjarrfikëse
4 Shtator 2024, 15:01
-
Zjarr në masivin pyjor në fshatin Novosej të Kukësit, kërkohet ndërhyrja nga ajri! Terreni i thyer vështirëson shuarjen e flakëve
3 Shtator 2024, 20:54
-
Kukës/ Riaktivizohet zjarri në bjeshkët e Shishtavecit, dhjetëra forca dhe banorë në operacion! Izolohet vatra, Policia nis hetimet nëse është i qëllimshëm (VIDEO)
1 Shtator 2024, 17:39
-
Rruga e Komanit katastrofë! Massafra thirrje Qeverisë: Investoni sa më parë, jeta e mijëra banorë e turistëve në rrezik
30 Gusht 2024, 16:15
-
Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin
5 Gusht 2024, 22:59
-
Lezhë, rruga me gropa në Spiten, banorët kërkojnë asfaltim
19 Shkurt 2024, 13:26
-
Kukës/ Emigrantët kthehen për Vitin e Ri dhe gjallërojnë Shishtavecin, të rinj e të moshuar e presin 2024 me këngë e valle (VIDEO)
1 Janar 2024, 15:54
-
Rama ndan pamjet: Shishtaveci, ndër destinacionet më të dashura turistike dimërore (FOTO)
3 Dhjetor 2023, 15:37
-
Dimri në prag, bie bora e parë në Shishtavec të Kukësit! Nxënësit ecin 3 km në këmbë për në shkollë! Banorët kërkojnë të mbahet rruga e hapur gjatë dimrit
16 Nëntor 2023, 15:47
-
Patatja e Shistavecit, tkurret sasia e prodhimit por shitet më shtrenjtë! Fermeri: Ky vit ishte shumë dobët
30 Shtator 2023, 13:23