FIER - Rruga që të dërgon për në spitalin e Fierit është e shkatërruar, e ngushtë dhe me trafik të dendur gjë e cila nuk lejon që ambulanca të lëvizë lirshëm dhe me shpejtësi në këtë drejtim.
Ky është një shqetësim për mjekët e këtij spitali, pasi jo në pak raste pacientët kanë rrezikuar jetën pasi ambulanca nuk ka mbërritur dot në kohë në spital.
Nëndrejtoresha e spitalit të Fierit, Donika Ajlushani shprehet se ky problem është prezent prej vitesh në këtë qytet dhe se i është kërkuar ndihmë bashkisë edhe policisë pasi rrezikohet seriozisht jeta e pacientëve.
"Sa herë që ambulanca duhet të lëvizë me urgjencë njoftohet policia rrugore që t’i vijë në ndihmë, por kjo nuk është zgjidhja e duhur pasi përveç trafikut në këtë rrugë ka edhe shumë parkime të paligjshme duke e bërë edhe më të vështirë qarkullimin në këtë rrugë plot me gropa ndaj jeta e pacientëve për çdo ditë është në rrezik", shprehet drejtoresha e spitalit të Fierit.
(su.fu/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com