Të përcjellësh njerëzit e dashur për në banesën e fundit apo t'u bësh atyre nderimet përkujtimore, në Këlcyrë është një odise më vete.
Rruga që të çon në varrezat e qytetit është e paasfaltuar, e mbuluar nga balta në dimër dhe pluhuri në verë. Në 30 vite asnjë nga kryebashkiakët e djathtë apo të majtë nuk ka vënë dorë, pavarësisht kërkesave të vazhdueshme të qytetarëve.
“Vij një ditë po një ditë jo te djali, sepse e humba para 3 vitesh në moshën 34 vjeç nga zemra. Duam që vetëm kush është në pushtet t’i bëjë respekt shpirtrave, jo vetëm për mua, por edhe për plakat që s’kanë mundësi të vijnë”, thotë një banor.
Pyetjes së si ia bëjnë kur është shi, ai i përgjigjet:
“Nuk mund të kalosh dot. Fare! Vetëm të heqësh këpucët dhe të ikësh zbathur!”
Vetëm 1.5 kilometra e gjatë, rruga e varrezave të Këlcyrës kërkon ndërhyrje emergjente, të cilën banorët e qytezës e kërkojnë me ngulm pasi hasin vështirësi gjatë funeraleve.
“Ç’bën ky shtet? Ku i çon investimet? Çfarë po bëhet? Paratë po shkojnë për t’u pasuruar vetë ato, sepse asgjë nuk po bëhet. Unë po vij me makinë sepse po t’i futesh me këmbë mbytesh brenda”, vijon ankesa e qytetarëve.
“Rruga e varrezave është e shkatërruar, jashtë çdo standarti. Baltë, shi njerëzit mezi shkojnë tek të afërmit e tyre”, shton një tjetër.
Report Tv kontaktoi me kryebashkiakun e Kelcyrës, Klement Ndoni, i cili premton se ky aks do të rehabilitohet gjatë vitit 2025, pasi është vendosur në prioritet emergjent nga kjo bashki dhe se fondet janë gati për investimin.
Banorët thonë se këtë premtim e kanë dëgjuar dhjetëra herë, ndaj mbeten skeptikë, derisa ta shohin projektin të realizuar.
A.Q/E.H/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Janar, 08:40
A duhen bërë publik emrat e politikaneve që kanë përdorur Sky Ecc?
-
Po
90.1%
-
Jo
5.9%
-
Nuk e di
4%
Vota total: 3228
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
1997, fëmijëria e shqiptarëve, lamë lodrat dhe luanim me armë! Esencë-Report Tv
17 Janar, 21:10
-
Gjirokastër/ Zjarr në një banesë, shkak dyshohet masa elektrike në aspiratorin e kuzhinës!
17 Janar, 19:13
-
EKSKLUZIVE/ '4 vrasjet e 21 Janarit' - E motra e Ziver Veizit për Report Tv: Berisha e pranoi vetë krimin shtetëror, çfarë pret më SPAK? Të dënohen urdhëruesit e zbatuesit
17 Janar, 18:31
-
Gjirokastër/ Arrestohet ish-kryetari i komisionit për prokurimet publike në Bashkinë e Memaliajt! Akuzohet për abuzime me tenderat
17 Janar, 14:11
-
Akuzat për manipulim votash, Leka për Report TV: PD ka instaluar vjedhjen e zgjedhjeve në parti! Sondazhet? Më të përçarë se kurrë, opozita me Berishën s’vjen në pushtet
17 Janar, 14:04
-
Kontrata e kabullit nënujor në Abu Dhabi në ‘Studio Live’, Bejtja: Një korridor më shumë për Shqipërinë! Çoçoli: Për 3 vjet e kthen vendin në eksportues
16 Janar, 19:45
-
‘Studio Live’, Petraj: FBI nuk i solli të gjitha provat e 21 Janarit, kishte frikë se do i prishnin! Berisha rrezikon shumë, çfarë do ndodhë më 20 Janar
14 Janar, 18:46
-
Rrëshqitja e dherave, bllokohet aksi rrugor Ura e Dragotit-Këlcyrë
14 Janar, 14:59
-
‘Paketa e maleve’ në Report TV, Haxhimali: Përfituesit mund të jenë të tjerë! Jo rregulla në interes të atyre që kanë paranë, të mos betonizohet natyra
14 Janar, 14:55
-
Gripi Shpendëve zgjeron hartën, zbulohet një vatër e re në Gjirokastër! Mbi 20 pula janë groposur
14 Janar, 10:11
-
Ngjela në ‘Studio Live’: SPAK po godet, tani të ngrejë nivelin! Berisha me psikikë të pandehuri! I besoj Blinkenit, tha ‘do e shpëtojmë Shqipërinë nga korrupsioni’
13 Janar, 18:26
-
Gjirokastër/ Zjarri shkrumbon magazinën, ikën dëm edhe 1 ton raki, shkak dyshohet shkëndija elektrike
13 Janar, 13:10