Rruga Fier-Vlorë, qeveria miraton
fondin e caktuar për shpronësimet

Rruga Fier-Vlorë, qeveria miraton<br />fondin e caktuar për shpronësimet
Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave është miratuar fondi i posaçëm për shpronësimet që do të bëhen për ndërtimin e rrugës Fier-Vlorë.

Sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave, është ndarë një fond prej rreth 111 milionë lekësh të vjetra për shpronësimet e banorëve sipas vlerës së tregut.

Sipas këtij vendimi, pronarët duhet të paraqesin dokumentacionin e plotë pranë Bashkisë Vlorë dhe brenda 30 ditëve Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme do të kryejë matjet në terren.

Ja vendimi i sotëm i marrë nga Këshilli i Ministrave
SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “STUDIM, PROJEKTIM, LIDHJA E RRUGËS TRANSBALLKANIKE ME SUPERSTRADËN FIER-VLORË” 
 Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, dhe të ligjit nr.160/2014, “Për buxhetin e vitit 2015”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Zhvillimit Urban, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit, “Studim, projektim, lidhja e Rrugës Transballkanike me superstradën Fier-Vlorë”. 
2. Shpronësimi bëhet në favor të Bashkisë Vlorë.
3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë sipas masës përkatëse, që paraqitet në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi, për pasuritë sipërfaqe “tokë truall” dhe “ndërtesë”, me një vlerë të përgjithshme 11 356 803 (njëmbëdhjetë milionë e treqind e pesëdhjetë e gjashtë mijë e tetëqind e tre) lekë.
4. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej  11 356 803 (njëmbëdhjetë milionë e treqind e pesëdhjetë e gjashtë mijë e tetëqind e tre) lekësh, të përballohet nga llogaria e shpronësimeve në Bankën e Shqipërisë.  
5. Shpenzimet procedurale, në vlerën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, të përballohen nga buxheti i vitit 2016, miratuar për Ministrinë e Zhvillimit Urban.   
6. Shpronësimi të fillojë menjëherë pas hyrjes në fuqi të këtij vendimi.
7. Pronarët e përmendur në listën që i bashkëlidhet këtij vendimi, të kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin e plotë të pronësisë pranë Bashkisë Vlorë. 
8. Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Vlorë, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, në bashkëpunim me Bashkinë Vlorë, të fillojë procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit mbi hartën treguese të regjistrimit sipas planimetrisë së shpronësimit të miratuar dhe të bëjë kalimin e pronësisë për pasuritë e shpronësuara në favor të shtetit.
9. Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Vlorë të pezullojë të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara deri në momentin kur do të realizohen procesi i hedhjes së gjurmës së projektit mbi hartën treguese të regjistrimit dhe kalimi i pronësisë për pasuritë e shpronësuara.
10. Ngarkohen Ministria e Financave, Ministria e Zhvillimit Urban, Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Vlorë dhe Bashkia Vlorë për zbatimin e këtij vendimi.
 Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Sulmohen me gurë 2 autobusë me tifozë të Skënderbeut, nga Tirana po ktheheshin në Korçë! Thyhen xhamat (FOTO)

Sulmohen me gurë 2 autobusë me tifozë të Skënderbeut, nga Tirana po ktheheshin në Korçë! Thyhen xhamat (FOTO)